09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

më të shpeshta, me vepra të caktuara. Duket shkoqur, pra,

se qëllimi i këtij shkrimtari nuk është të bëjë analiza strukturale

— formale, po të formulojë qëndrime dhe pikëpamje

të përgjithshme mbi letërsinë të cilat do të vlejnë jo vetcm

për të, por për shkrimtarët dhe letërsinë në përgjithësi.

Kur dikush, ndërkaq, dëshiron të mirret me një çështje

të tillë aq të ndërlikuar, atëherë ai duhet jo vetëm të njohë

letërsinë, po dhe të ketë kulturën e nevojshme kritike,

teorike, estetike dhe filosofike. Në anën tjetër, kur dikush

dëshiron të bëjë vlerësime historike — letrare, domethënë

të mirret me tema të historisë së letërsisë, është e domosdoshme

të ketë jo vetëm njohuri të caktuara historike, po

edhe një metodë të formuar shkencore. Duke mos pasur

sistem të formuar kritik, në njërën, kurse kulturë të duhur

teorike-estetike, në anën tjetër, Ismail Kadare, prandaj,

nxjerr përfundime jo rrallë të gabuara dhe bën vlerësime

kuturu pikërisht në ato shkrime të tij kritike, në të cilat

mirret me çështje të tradilës sonë letrare dhe me probleme

të përgjithshme të letërsisë. Për të njëjtat arësye do t'i ngjasë

po ashtu, jo rrallë edhe të bjerë në kontradiktë me vetëveten.

Kështu, fjala vjen, duke shkruar për Naim Frashërin

në shënimin Arti i Naimit, që është një skicë e dobët eseu,

fare e padenjë të botohet në përmbledhje, ai do të pohojë

sa vijon: „Ta gjykosh artin e Naimit nga pozita prej esteti

„ekzigjent" do të thotë të bësh gjënë më të shëmtuar, të

fyesh kujtimin e tij. Naimin e pranojmë ashtu siç është:

edhe konçiz, edhe proliks, edhe të zjarrtë e të fuqishëm,

edhe monoton e të lodhur". Megjithëse në titullin e shënimit

ka premtuar se do të flasë për artin e Naim Frashërit,

ai në të vërtetë jo vetëm përsërit ato që janë thënë gabimisht

shpesh për Naimin, po ja shkurton kokën historisë letrare

si shkencë duke ja mohuar të drejtën që të mirret me veprën

letrare si objekt estetik, natyrisht në kontekste historikeshoqërore

e kulturore. Ai flet për patriotizmin, idetë dhe

humanizmin e Naim Frashërit, po harron se patriotizmi,

idetë dhe humanizmi i Naim Frashërit, në qoftë se flasim

për veprën, ekzistojnë vetëm në të, brenda saj, janë pjesë

përbërëse e vlerës së saj artistike, e kushtëzojnë dhe janë të

kushtëzuara prej saj. Rëndësia humaniste, sipas tij, ideolo-

15* 227

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!