09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

dukuri, që nuk është trajtuar në prozën tonë është dukuria

e snobizmit dhe një tip letrar që mungon në galeritë

e personazheve të saj është tipi i snobit.

Përse pikërisht tipet e snobëve mungojnë në letërsinë

shqipe?

Përgjegjet që mund të jepen në këtë pyetje mund të

jenë të ndryshme, por është e sigurtë se një prej përgjegjeve

përafërsisht më të sakta do të ishte kjo: në jetën sociale

dhe në marrëdhënjet shoqërore të shqiptarëve snobizmi

nuk kishte karakterin që kishte në jetën sociale dhe në

marrëdhënjet shoqërore të vendeve të tjera evropiane,

prandaj edhe përfytyrimi dhe kuptimi i kësaj dukurie

doemos ndryshonin nga përfytyrimi dhe kuptimi që kishte

në ato vende. Snobizmi i të parëve tanë ishte i një natyre

tjetër, kurse snobët tanë të parë kishin një profil tjetër

tipik nga snobët evropianë. Në marrëdhënjet shoqërore

të shqiptarëve, ku edhe begu, edhe agaj, edhe qytetari,

edhe fshatari, edhe intelektuali, edhe zanatçiu bënin një

jetë përafërsisht shëmbëllyese përkah primitivizmi, snobët

kishin një mentalitet specifik, primitiv, që ndryshonte

mjaft prej mentalitetit specifik, modern të snobit evropian.

Në jetën e shqiptarëve, të organizuar qoftë sipas logjikës

së jetës anadollake, qoftë sipas logjikës së jetës fisnore

snobët asimilonin mentalitetin e begut dhe agajt po aq sa

edhe mentalitetin e bajraktarit.

Snobizmi bashkëkohor, modern, evropian në të vërtetë

është produkt i shoqërisë klasore, borgjeze kapitaliste,

prandaj është e kuptueshme pse fjala snob më së pari është

popullarizuar në Angli, në vendin në të cilin janë krijuar

më së pari kushtet për lulëzimin e borgjezisë, ashtu sikundër

është e kuptueshme pse snobizmi është trajtuar më së

shumti dhe, ndofta, më së miri pikërisht në letërsinë angleze.

Realisti i shquar anglez, Viljem Tekeri, e ka quajtur

të arësyeshme dhe të domosdoshme t'ua kushtojë snobëve

veprën e tij më të njohur, Panairi i sedërtarëve.

Vrojtësi pak si më i kujdesshëm i marrëdhënjeve,

sjelljeve dhe gjesteve të njerëzve tanë mund ta ketë fare

të qartë se edhe shkrimtarët e sotëm kosovarë kanë gjasa

të mjafta të frymëzohen prej dukurive të snobizmit modern

4 Panteoni i rralluar 49

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!