09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

atëherë, edhe tani është e kuptueshme që prej kësaj morie

vjershëtarësh që përbëjnë një kor të gjerë gjithfarë zërash:

opitimistë e të ngrysur, deklamativë e meditativë, romantikë

e realistë, ose sentimentalë e naivë, si do të thonte

Shileri -- të dalin edhe poetë të njimendtë, veprat e të

cilëve, ndoshta, do të hyjnë në Panteonin e thesarit tonë

artistik. Është e pamohuar se në fazën e tanishme të letërsisë

sonë, kur brenda një viti paraqiten për botim shtatëdhjetë

e pesë përqind më tepër përmbledhje vjershash se

tregimesh e novelash dhe romane e drama, ne jemi të pushtuar

prej një prodhimtarie letrare lirike, niveli i përgjithshëm

i së cilës mund të quhet i mirë, ose shumë i mirë, në

krahasim me nivelin e prozës, po ashtu në përgjithësi.

Brenda këtij kuantiteti lirik, megjithatë, ka më shumë

vepërza se vepra, më shumë vargënues se poetë.

Nuk mund të quhet kjo farë dukurie që është shfaqur

vetëm në pjesën e letërsisë shqipe në Kosovë. Duhet shikuar

përmbledhjet poetike të botuara në Tiranë për të

parë se edhe atje botohen mjaft vepra të tilla, ndër të cilat

më së shumti vend zënë ato që as përafërsisht nuk i afrohen

një standardi të dëshiruar. Vepra të vogëltha, libërtha të

kufizuara edhe tematikisht edhe formalisht, që nuk mund

të kënaqin nevojat e zhvilluara dhe të shtuara shpirtërore

të lexuesve të zgjuar shqiptarë. Edhe në vendet e huaja

është konstatuar që moti një dukuri e këtillë, që ka përfshirë

të gjitha format e shprehjes artistike. Estetët, e sidomos

sociologët, që mirren nie studimin e dukurive artistike,

kanë zënë të trumpetojnë se në kohën tonë ka shumë

shkrimtarë që janë mjaft të frytshëm, por ka pak artistë të

njimendtë. Dhe pse mos të ketë kaq shumë artistë të vetëquajtur

kur një piktor mund ta quajë pikturë copën e bezit

në të cilën ka derdhur me bisht të gomarit një sasi të ngjyrës

së tëholluar në kusinë e tij të ndryshkur!

Në qoftë se tek ne deri dje jemi ankuar se na mungojnë

shkrimtarët, është e sigurtë se prej tashit po dëgjohen

ankimet se kemi shumë vjershëtarë. Nuk është e vërtetë,

ndërkaq, se në letërsinë e sotme shqipe ka shumë poetë

lirikë; e vërteta është se numuri i poetëve të mirë lirikë

në krahasim me numurin e vjershëtarëve është i vogël,

114

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!