09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

astet më të shpeshta përsëritjet e tilla bëhen si një zile

që tingëllon në imagjinatën e lexuesit dhe e përkujton se

ku duhet të ndalet interesimi i tij. Dhe, kur të jetë larguar

dhe ta ketë hequr dorësh këtë përmbledhje, atij do

t'i ndalen në kujtesë mendimet dhe ndjenjat, që janë theksuar

më anën e këtyre përsëritjeve:

Ju thashë shtatë vjetë babën tim e ka pritur Ajo

shtatëdhjeteshtatë vjet E ka pritur tërë jetën

e ai s'ka ardhur e Ajo një ditë është shndërruar

në emër kuptimi Ju thashë atë drita e ka verbuar

nje mot duke u ngjitur një bjeshke kah dielli Ju ihashë

e unë ju kërkoj vetëm ndjesë për babën tim

si për njeri si për njeri si për njeri

(Çka mund të them tjetër për babën tim)

Po, sikundër ndodh zakonisht në krijimtarinë poetike,

është vështirë të gjendet sensi i masës mes shprehjes së natyrshme

dhe shprehjes së kurdisur për një poet që modoemos

kërkon mënyrën të bjerë në sy metoda e tij krijuese. Kur

Ali Podrimja përsërit disa fjalë ose lokucione fjalësh në

vjershat Vetëm ose Hamlet i sëmurë, Tash baba im flet në

emër të njerëzimit, Përmendorja e një prindi, E një sharrë të

zonë e kërkon nëpër botë, e të tjera, atëherë ai fuqizon djenjen

dhe idenë duke shtuar mundësinë e përjetimit më të

fortë edhe te lexuesi dhe krijon një, si ta quajmë, refren modern

poetik. Përsëritjet e tilla në këto vjersha të tij janë edhe

një si theks që ai i ven angazhimit të vet human. Në qoftë

se një poet fillon të luajë me përsëritjet e tilla, dhe, ndonëse

i frymëzuar, në disa raste, fillon të bëhet virtuoz dhe të

vizatojë arabeska poetike në rastet e tjera, atëherë nuk është

fare vështirë të vërehet se frymëzimi në rastet e para ka zënë

të bëhet shprehje e rutinës dhe vetëm e lojës eufonike të fjalëve

në rastet e dyta. Shembëll se si përsëritjet e tilla inkuadrohen

në efektin e përjetimit mund të jenë vargjet:

e unë vetëm jam në mes të çmendurve

në mes të vërbërve vetëm në mes të zotave

vetëm jam para vedit

127

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!