09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

dhe teknik. Këtë dukuri e kanë konstatuar Marksi dhe

Engelsi të cilët, në veprën e tyre të njohur, të botuar pas

vdekjes, Ideologjia gjermane, kanë shkruar sa vijon: „Në

fillim të zhvillimit historik çdo zbulim është dashur rishtazi

të përsëritet për çdo ditë dhe në çdo vend veç e veç. Se

sa pak ishin të sigurta mos të dështonin forcat e formuara

prodhuese qoftë edhe kur tregëtia ishte relativisht mjaft

e gjerë, tregojnë fenikasit, zbulimet e të cilëve për një kohë

të gjatë ishin të harruara me përjashtimin e këtij kombi

nga tregëtia si pasojë e pushtimeve të Aleksandrit dhe,

për këtë shkak, të dekadencës së shfaqur. Po kështu ka

ngjarë edhe me pikturimin në xham gjatë Mesjetës". Këtë

borxh të shtrenjtë që njerëzimi ja paguante shkallës së

ulët të zhvillimit dhe izolimit kulturor dhe ekonomik të

popujve do ta ndërpresë borgjezia njëherë e përgjithmonë

me ndryshimet e mëdha që do të sjellë në mënyrën e prodhimtarisë,

në qarkullimin ndërkombëtar të mallrave si

dhe në jetën politike dhe shoqërore. Duke e nxitur qarkullimin

e pasurisë materiale, ajo do të sjellë ndryshime të

mëdha edhe në fatin e pasurisë shpirtërore të popujve të

ndryshëm. Në saje të zhvillimit të komunikacionit dhe të

rrjetës tregëtare, borgjezia në të njëjtën kohë e ka bërë të

mundshëm shkëmbimin e ideve, të mendimeve, të përvo

jave artistike dhe, në përgjithësi, të të mirave shpirtërore

të vendeve dhe popujve të ndryshëm, duke i vënë në marrëdhënje

ndikimesh dhe gërshetimesh kulturat e tyre njëherë

e përgjithmonë. Marksi dhe Engelsi edhe këtë dukuri e

kanë shpjeguar në Manifestin e Partis komuniste, në të

cilin thonë: „Me eksploatimin e tregut botëror borgjezia i

ka dhënë karakter kozmopolit, prodhimtarisë dhe konsumit

të të gjitha vendeve. Në vend të nevojave të vjetra, të kënaqura

me prodhimet shtëpiake, vijnë të rejat që për plotësimin

e vet kërkojnë prodhimet e vendeve dhe klimave më të

largëta (. . .). Në vend të autarkisë dhe izolimit të vjetër

lokal dhe nacional vjen komunikacioni i gjithanshëm, varësia

e gjithanshme reciproke e kombeve. Siç është në prodhimtarinë

materiale, ashtu është edhe në prodhimtarinë

shpirtërore. Prodhimet shpirtërore të kombeve të veçanta

bëhen e mirë e përgjithshme, Njëanshmëria dhe izolimi

74

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!