09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Aspektit prej të cilit e ka trajtuar jetën dhe moralit

të predikuar, Naim Frashëri është kujdesur njëkohësisht

t'u gjejë edhe shprehjen e duhur gjuhësore. Si veprat didaktike

dhe etike ashtu edhe veprat poetike, ai është kujdesur

t'i shkruajë me një gjuhë, që do të jetë e kapshme për të

gjitha shtresat e lexuesve. Naim Frashëri është shkrimtar

romantik dhe me De Radën, Gavril Darën dhe Zef Seremben,

janë të vetmit në krijimtarinë e të cilëvet, përpos karakteristikave

autoktone të letërsisë sonë romantike, vijnë në

shprehje edhe disa prej karakteristikave kryesore të romantizmit

evropian. Është e njohur se shkrimtarët e romantizmit,

ndryshe nga klasicistët që kanë kultivuar shprehjen

dhe figurën e qartë, janë kujdesur t'i rrallojnë sa më tepër

hallkat logjike ndërmjet figurave me shpresë se ashtu do të

sugjerojnë një kontekst më të pasur se ç'e shpreh vargu i një

strukture të logjikshme. Duke krijuar sipas këtij prosedeu

ata kanë mbërrijtur të bëhen paraardhësit shpirtërorë të

xhindit të sotëm të hermetizmit. Megjithëse i frymëzuar prej

romantikëve të shquar evropianë, e në radhë të parë prej

atyre francezë, Naim Frashëri nuk ka mundur të pajtohet

me shprehjen e errët, për shkak se nuk ka dashur të privohet

kujdesit për lexuesit e vet. Ai e ka ditur se Naim Frashëri

nuk duhet të shkruajë vetëm për Naim Frashërin dhe për

miqtë e tij më të ngushtë, por për masën e lexuesve, në

vetëdijen e të cilëvet është interesuar të ndikojë. Teprimet

dhe shfrenimet e romantizmit në asnjë rast nuk janë shprehur

në krijimtarinë e tij, prandaj ka mbërrijtur gjithmonë

t'i realizojë ndjenjat dhe mendimet brenda një kornize

racionale dhe të kuptueshme. Naim Frashëri, si edhe krijuesit

e tjerë të mëdhenj të letërsisë, nuk ka lejuar të bëhet

rob i teknicizmit krijues, viktima të të cilit bëhen sot ndonjëherë

edhe disa prej poetëve të talentuar që, mjerisht, e ndjejnë

veten të shkarkuar çdo përgjegjësie morale dhe shoqërore

në krijimtari.

Në letërsinë dhe në kulturën tonë Naim Frashëri është

i rëndësishëm edhe për shkak të kontributit që i ka dhënë

lëvrimit praktik dhe formimit të gjuhës letrare. Përpara

shkrimtarëve të brezit të tij gjuha e shkruar shqipe ka pasur,

si edhe gjuha e folur, karakter krahinor dhe kryekëput dialek-

248

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!