09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në sytë e disa bashkëkohësve, ndërkaq, shkrimtari

ndonjëherë është fajtor thjesht pse është i talentuar, pse

është më i ngritur, më i kulturuar, më i ditur dhe, ndofta,

më i lumtur në thellësitë e shpirtit të vet se sa ata. Epërsia

e tij e madhe intelektuale dhe morale, në njërën, kurse dashuria

që gëzon tek lexuesi i ndershëm dhe i panjohur, në

anën tjetër, ju pengon individëve, që vuajnë pse ju mungon

autoriteti shoqëror dhe respekti i sinqertë i njerëzve. Duke

e ndjerë veten të imtë, mushkonjë, pranë emrit dhe vlerës

së një krijuesi të talentuar, individët e këtillë megaJomanë,

e në të vërtetë intelektualisht të shkretë, i prozhmojnë shkrimtarët,

ju vejnë gracka, flasin keq për ta në rrethet, ku pandehin

se ju shkon fjala dhe, nuk ngurojnë ta mohojnë rëndësinë

e veprës së tyre. Jo rrallë, në luftën e tyre të errët, të

paskrupull kundër shkrimtarëve të prirur ata krijojnë aleanca

me kalemxhinjtë e ndryshëm, që s'mund të pajtohen

me dështimet vetiake. Ata mund të dëgjohen, shpesh, duke

shtruar pyetjen profane të fukarenjve shpirtërorë të kësaj

bote: Çfarë rëndësie ka puna e x shkrimtarit? Ku ishte deri

dje? Dikush do të interesohej: përse veprojnë ashtu këta

shtatanikë të shoqërisë? Ndoshta disa njerëz bëjnë keq

vetëm e vetëm pse duke e mohuar një njeri që dallon intelektualisht

dhe moralisht prej tyre ose shpresojnë ta ngrisin

vetëveten ose i sublimojnë të zezat personale, kurse disa

të tjerë bëjnë keq pse ndjejnë kënaqësi të bëjnë keq. Në

eseun e tij të njohur Mbi mëninë, filosofi anglez, Frensis

Bekoni, me të drejtë shkruan: „Njeriu që s'ka virtyte gjithmonë

ju lakmon virtyteve të të tjerëve. Sepse, mendja njerëzore

ushqehet ose me të mirën e vet, ose me të keqen e

huaj; dhe ai që s'shpreson se do të ngritet deri tek virtyti

i tjetrit, do të përpiqet të barasohet me të duke ja nënçmuar

vlerën". Fatlumisht, një barasim i tillë është i pamundur,

por, mjerisht, fushatat e tilla krijojnë keqkuptime për shkrimtarët

dhe letërsinë në shpirtin e atyre që akoma s'janë emancipuar

akoma shpirtërisht. Dhe shkrimtarët nuk mund të

jenë indiferentë ndaj atyre fushatave; sidomos nuk mund

të jenë indiferentë shkrimtarët fillestarë dhe sivëllezërit e

tyre me prirje modeste, që e dëshirojnë aq shumë publicitetin.

Shkrimtarët që nuk e kanë të sigurtë ardhmërinë e

5* 67

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!