09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shme shoqërore, të njohë drejtpërdrejt problemet e ndryshme

dhe ta pasurojë veten ashtu me një përvojë, të cilën

ndryshe vështirë se do të mund ta fitonte. Një aktivitet i

këtillë, ndërkaq, mund të jetë i dobishëm për shkrimtarin

vetëm në qoftë se nuk e absorbon plotësisht dhe nuk e

shkoq prej krijimtarisë. Azem Shkreli, sigurisht, nuk ka

mbërrijtur të gjejë masën e duhur dhe të krijojë një harmoni

ndërmjet aktivitetit imagjinativ e meditativ dhe aktivitetit

praktik, shoqëror e politik. Vita contemplativa dhe vita activa

në rastin e tij nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për

shkak se forma e dytë e aktivitetit është shprehur negativisht

në formën e parë të aktivitetit dhe e ka penguar zhvillimin

e saj normal. Azem Shkreli ka hequr menç se aksioni

i realizuar përmes një vepre artistike të shumtën e herave

është i një efekti më të madh, më afatgjatë dhe më frytdhënës

se ndonjë aksion praktik i shkrimtarit. Sociologu

i arteve dhe i kulturës, Lysjen Goldman me të drejtë ka

vënë në dukje në veprën Hulumtimet dialektike se për një

krijues „vetë vepra është jo vetëm aksion, por edhe

një prej aksioneve më efikase që mund të ndërmarrë ai".

Duke ju larguar jetës meditative gjithnjë e më shumë dhe

duke iu afruar poaq më shpejt jetës së sallave dhe të konferencave,

Azem Shkreli në njëfarë mënyre e ka privuar

veten volishë që ta zhvillojë, provokojë dhe pasurojë talentin

e vet, që të zgjerojë kulturën letrare, prandaj edhe

mundësisht që të krijojë vepra të rëndësishme letrare, për

të cilat letërsia dhe kultura jonë kanë nevojë të shquar.

Ai është tëhuajur mengadalë prej një krijimtarie në të cilën

ka mundur të bëjë diçka po ta seliste prirjen e vet dhe i

është përveshur një veprimtarie tjetër, në të cilën mund

të bëjë fare pak për shkak se të tjerët mund të bëjnë më

shumë. Talenti s'është kapital që mund të depozitohet në

kokë si të hollat në bankë dhe të shtohet për çdo muaj

siç shtohen të hollat edhe nëse s'i kujton fare; ai mund të

shpenzohet në punë të kota dhe në punë të dobishme, ose

mund të rudimentohet fare. Është e sigurtë se vitet që i ka

humbur në njëfarë mënyre Azem Shkreli nuk mund t'i

kthejë por ai, ndoshta, mund t'i kthehet më seriozisht

letërsisë sa është akoma heret. Është fat kur prej letërsisë

106

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!