09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mendimesh, ndjenjash, pikëpamjesh njerëzish . . . Kur hyn

në këtë luftë, dora e butë e gruas apo edhe dora e fortë e

burrit nuk janë të zojat të të mbajnë e të të drejtojnë, po

nuk pate shumë shokë, po nuk njohe frontin dhe po nuk u

prire nga qëllime të larta . . ." I vetëdijshëm se me çfarë

cilësishë duhet të jetë i pajisur komunisti, ai edhe kujdeset

të mos qullet prej dorës së butë të gruas, të ketë, ashtu siç

e ka, një front të gjerë shokësh dhe ta vazhdojë pa kompro

mis luftën ideologjike kundër së vjetrës.

Ndonëse e ka ngritur protagonistin e vet në piedestalin

e iniciatorëve të ndryshimeve që bëhen në fshatin e Myzeqesë,

Razi Brahimi është kujdesur, njëkohësisht, megjithëse

jo me sukses, që atë mos ta shkoqë prej mesatares njerëzore,

dhe mos ta bëjë hero prej letrash çfarë janë shumë prej

protagonistëve të romaneve të këtilla në letërsinë shqipe.

Ai don të bëjë përshtypjen sikur nuk është nisur në portretizimin

ideologjik dhe moral të peronazheve të veta prej reçetave

të njohura mbi të ashtuquajturin romantizëm të

realizmit socialist, të cilin e kanë predikuar më përpara

Maksim Gorki e më vonë edhe Anri Lefevri. Duke besuar

se heronjtë e tillë, që nuk kanë asgjë të përbashkët me njerëzit

e rëndomtë dhe se janë pjellë e imagjinatës së shkrimtarit,

ai është kujdesur që ndjenjat, mendimet dhe përjetimet e

personazheve të tij, e sidomos të personazhit kryesor, të

zhvillohen brenda kufinjve normalë njerëzorë, që edhe

ndikimet e tyre të jenë të rëndomta, njerëzore. Kjo pikënisje

është njëra prej arësyeve pse në romanin e tij mungojnë,

edhe pse jo plotësisht, ato parullat e f lakta patetike, të cilave

nuk mund t'u shpëtojnë apo nganjëherë, ndoshta, edhe nuk

duan t'u shpëtojnë të gjithë shkrimtarët tanë.

Si kritik që i njeh disa prej problemeve kyçe të prozës

bashkëkohore shqipe, Razi Brahimi ka shpëtuar prej deskripcionit

të thatë të fakteve të parëndësishme të cilin, po

ashtu, nuk mund ta kalojnë me sukses edhe shumë shkrimtarë

tanë dhe prejt të cilit vuajnë shumë prej prozave tona

të gjata. Ai ka përpara sysh njeriun, botën e tij shpirtërore,

përjetimet dhe kthesat e tij emocionale gjatë procesit të

ndryshimeve shoqërore, e jo vetëm punën dhe efektin e

205

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!