09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

arometri i ndjenjave, mendimeve dhe ëndërrimeve të njeriut,

në qoftë se është e vërtetë se krijuesit artistikë janë

reprezentues të këtyre ndjenjave, mendimeve dhe ëndërrimeve

të një populli në një moment historik, atëherë duhet

të thuhet se ajo ishte mediumi ynë më i rëndësishëm përmes

cilit ne shprehnim veten. E shikuar nga aspekti i historisë

së letërsisë, Jeta e re, si revistë e parë letrare në Kosovë,

është aq më e rëndësishme pse përmes saj jemi inkuadruar

edhe ne në lëvizjet e fjalës artistike letrare dhe të mendimit

botëror, por jemi lidhur aqë më parë me traditën tonë letrare

dhe artistike, duke vënë kështu kontiunitetin e letërsisë

dhe të kulturës sonë. Lexuesit e numrave të parë të kësaj

reviste nuk e kanë vështirë të vërejnë se shkrimet e asaj

kohe, të angazhuara aq qartë në pikëpamje sociale dhe

etike, e vazhdojnë frymën krijuese të shkrimtarëve tanë të

letërsisë sociale të viteve tridhjetë e pesë sikundër janë Migjeni,

Andrea Varfi, Esad Mekuli, Nonda Bulka, Aleks

Çaçi, Dhimitër Shuteriqi e të tjerë. Jeta e re është bërë,

kështu, një hallkë e fuqishme që lidh traditën me të tanishmen

tonë dhe, duke e lidhur, e shpie, e pasuron, e zgjeron

dhe në disa pikëpamje e sintetizon atë traditë. Duke qenë

dëshmitare e belbëzimeve ajo është bërë, njëkohësisht, edhe

dëshmitare e pjekurisë sonë. Kush është në gjendje të kuptojë

rëndësinë e letërsisë dhe të artit përgjithësisht për shpirtin

e njeriut, për jetën dhe emrin e një populli, do të mund

të besoj se Jeta e re ka kryer një detyrë të cilën do të jenë

në gjendje ta vlerësojnë në tërë rëndësinë e saj vetëm breznitë

e ardhshme, që do t'i ndjejnë impulset frytdhënëse të

paraardhësve të vet. Filosofia, shkenca dhe me to letërsia,

ndoshta më tepër se çdo krijimtari tjetër, janë masa më e

sigurtë e nivelit intelektual, shpirtëror dhe vitalitetit të një

populli. Jeta e re sot na duket aq më e rëndësishme pse ka

ushtruar ndikimin e vet pozitiv në ruajtjen, zhvillimin dhe

forcimin e vitalitetit tonë intelektual e shpirtëror. Ajo ishte

dhe mbetet akoma tribuna krijuese e fjalës sonë krijuese.

Edhe pse i paraqitur kështu në vija të shkurtëra, kontributi

i revistës letrare Jeta e re del i madh. Prandaj uroj

që kjo revistë të vazhdojë të selisë fjalën e bukur artistike

duke mos harruar, ashtu sikundër nuk ka harruar kurr

263

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!