09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

sa duhet për mirëqenjen e tyre. Në tregimin Vegimet e

kryetarit, gomarët, mëshqerat, demat, lopët, lepujt, gjelat,

flasin porsi në fabulat. Tasim Aliaj fut në tregime elemente

të fantastikës, të cilat jo vetëm e bëjnë më atraktive, po edhe

më kuptimplote prozën e tij. Sipas një prosedeu të tillë janë

shkruar edhe tregimet Eksperimenti shkencor dhe Testamenti.

Herat më të shpeshta, megjithatë, ai i realizon tendencat

e veta satirike në mënyrën e njohur të humorit dhe

të satirës klasike: duke theksuar disharmoninë fizike të

atyre që i satirizon si dhe mospajtimin e fjalëve dhe të emocioneve

të tyre me kahet e përgjithshme pozitive shoqërore.

Karakteristikë për këtë prosede të tij, që me aq sukses e ka

shfrytëzuar shkrimtari rus, Gogol, janë fjalët nga tregimi

Të drejtat e përjetshme: „Nga njëherë natyra sillet si e pirë

dhe i lë mënjanë ligjet e harmonisë në krijimet e saj. Kështu

dikujt gabimisht i zgjeron përtej masës llapat e veshëve,

aq sa i ngjajnë në dy gjysma çadre, një tjetri i vë hundën që

i takon një të treti dhe atij që mbetet pa hundë pastaj, i

sajon fët-fët një hundë dosido, duke prishur dorën prej

mjeshtri".

Edhe pse satira është vetëvetiu tendencioze, Tasim

Aliaj s'ka mundur t'i reshtet moralizmit dhe tendencës së

kurdisur artificialisht. Një shefi të tij, për shkak se „I duket

vajtja në bazë si vajtja në ferr" i vën edhe etiketën e budallasë

kur e karakterizon si njeri që „nuk shef dot përtej

hundës". Në këtë mënyrë edhe ca tregime të tjera janë

mbyllur me rekomandimet e Tasim Aliajt, të cilat nuk janë

fare të nevojshme, as artistikisht funksionale për shkak se

humori satirik vetëvetiu e sjell lexuesin tek përfundimi i

i dëshiruar.

Natyrën e humorit të vet Tasim Aliaj e ka shpjeguar

edhe me fjalinë „Shakatë më të bukura janë ato me të cilat

nuk mund të qeshesh dot atypëraty". Kjo është e vërtetë

dhe me këtë pohim ai ka dashur të tregojë se prozat e tij

duhet të jenë më shumë satirike se humoristike. Është pakëz

e çuditshme, ndërkaq, se lexuesi qesh më tepër atypëraty

me këto tregime, kurse për më vonë i mbetet më pak se

ç'do të duhej. Tasim Aliaj, edhe pse në tregimet e përmbledhjes,

Stuhi në sirtar, ka dëshmuar se humori e satira janë

190

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!