09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të vërtetë është pasojë e shtresave mitologjike të ndërdijes

së tyre, që akoma e shoqërojnë ndërdijen e shumicës së

shqiptarëve dhe zgjohen, aktivizohen, tërbohen në momente

të caktuara dhe në situatat kur janë në pyetje normat e

moralit tradicional. Elena Kadare na tregon kështu praktikisht

se sa është e vështirë rruga e emancipimit të plotë

shpirtëror të shqiptarit e sidomos e gruas shqiptare; ajo

sikur na thotë se rruga e këtij emancipimi është akoma e

shtruar me gjembat, të cilët mund të çelin edhe në shpirtin

e vetë njeriut dhe mund të ujiten edhe me duart e njerëzve

të rrethit të tij më të ngushtë apo më të gjerë. Prej romanit

të saj del qartë se një emnacipim i plotë është akoma një

lindje e vështirë, që në shumë raste mund të përfundojë me

sukses vetëm në qoftë se në kryerjen e saj asistojnë edhe

forcat e organizuara shoqërore ashtu sikundër asistojnë,

më në fund, në ribashkimin e dy përgëdheltarëve të imagjinatës

së Elena Kadaresë. Romani Një lindje e vështirë,

prandaj, mund të mirret si një studim sociologjik-psikologjik

mbi dy lloje shkaqesh që e vështirësojnë ndarjen e

njeriut bashkëkohës prej të kaluarës së tij, e cila e përcjell

si hieja në ditën e kthjellët të verës. Me gjuhën figurative

të artit, në këtë studim sociologjik-psikologjik pohohet se

etnopsikologjia e njeriut, megjithëse e kushtëzuar në pikëpamje

historike dhe shoqërore, me vështirësi të caktuara

ju nënshtrohet ndryshimeve pozitive posaçërisht në mjediset

ku e vjetra ka mundur të jetojë me shekuj e konservuar.

Aty tek historia farkohet sipas vullnetit të organizuar kolektiv

edhe psikologjia etnike më shpejt ndryshon, përsoset,

duke u liruar prej veçorishë të vjetra dhe duke u plotësuar

me veçori të reja.

Nuk është vështirë të konstatohet se prozën e saj më

të mirë dhe, më voluminoze, Elena Kadare e ka shkruar

jo vetëm që të konstatojë një gjendje, që të rrëfejë një ngjarje

të rëndomtë në fshatin shqiptar, por edhe që të demaskojë

normat konservative, primitive të kanunit dhe, në përgjithësi,

adetet prapanike të shqiptarëve. Angazhimi i saj

moral, ndërkaq, nuk është bërë shkak që, për hir të efektit

shoqëror të lëndohet e vërteta artistike e romanit të saj,

ose, e thënë më drejt, nuk është bërë shkak që kjo e vërtetë

13* 195

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!