09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

allë e tek në përmbledhjen Autobiografia e popullit në vargje

do të shprehet prirja e tij prej poeti dhe, në rastet e tilla, ai

do të arrijë të bëjë vetëm krahasime të papritura, megjithëse,

ndonjëherë të pamatura. Po, herat më të shpeshta, ai shkruan

me një stil të thatë, me fjali të shkurtër, në të cilën mendimi

nuk është i zhvilluar sa duhet dhe si duhet. Lexuesin do ta

mërzisë shpejt numri i madh i disa fjalëve të huaja, terminologjia

politike dhe publicistike dhe, aq shpesh, trajtimi i

çështjeve që gjenden në periferinë e letërsisë. I vetmi përjashtim

i dëshiruar është eseu i gjatë, sipas të cilit është

titulluar përmbledhja, megjithëse edhe ai më parë mund të

konsiderohet si një skicë eseu.

Mos do të thonë të gjitha këto se përmbledhja e parë

e eseve dhe kritikave të Ismail Kadaresë nuk ka vlerë dhe

nuk është dashur të botohet? Kurrsesi. Ajo do të ketë vlerën

e vet: një ditë do t'ju shërbejë historianëve të letërsisë që të

shohin se si ka menduar për letërsinë një shkrimtar me

talent, një shkrimtar me autoritet, një shkrimtar, gjithsesi,

me ndikim të madh në letërsinë kombëtare të shqiptarëve.

Dhe, besoj, ata do të gëzohen pse krijimtaria imagjinative

dhe krijimtaria diskurzive e këtij shkrimtari nuk janë pajtuar:

pse ndryshe e ka shkruar letërsinë e ndryshe ka menduar

për të.

Po, megjithatë, duhet theksuar se kur një shkrimtar ankohet

në kritikën bashkëkohëse, sikundër ankohet Ismail

Kadare në kritikën shqipe, atëherë prej tij duhet pritur

shumë. Për më tepër, kur një shkrimtar me autoritetin e

Ismail Kadaresë merr të shkruajë për një fenomen aq serioz

sikundër është letërsia, atëherë autoriteti që ka e shton

shumëfish përgjegjësinë e tij. E ç'na ka thënë dhe si na e

ka thenë atë që e ka thënë ky shkrimtar kësaj here?

Ismail Kadare, në të vërtetë, na e ka dhënë shembëllën

se si nuk duhet shkruar kritika letrare. Ky kolonel jo i

vetmuar i prozës shqipe, ka arritur të jetë vetëm një ushtar

modest në frontin e kritikës.

238

1973

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!