09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

t'i zbatojë në praktikë edhe normat sipas të cilave i vlerëson

veprat e të tjerëve dhe, më në fund, edhe t'u tregojë atyre

se çfarë do të duhej të ishin romanet. Razi Brahimin mund

të mos e kenë nxitur motive të tilla aq sa nevoja shpirtërore

që të shprehet në këtë formë të gjerë dhe të plotfuqishme,

por për shkak se romani i tij është botuar në një moment

të caktuar, kur prej shkrimtarëve shqiptarë kërkohet edhe

një formë e posaçme e angazhimit, shkrimtarët dhe lexuesit

mund të jenë të nxitur t'i besojnë një mundësie të këtillë.

Kjo pandehje, për më tepër, është një supozim i mundshëm

edhe për shkak se Razi Brahimi e vazhdon në këtë roman

rrugën e kërkimit të përmbajtjeve dhe, të formës çfarë e

ka nisur para nja dy vitesh shkrimtari Ismail Kadare me

romanin Dasma, rreth të cilit janë zhvilluar diskutime

dhe polemika të dobishme në Tiranë dhe të parëndësishme

në Prishtinë si dhe shkrimtarët Fatmir Gjata, Petro

Marko dhe Guri Miçinoti me romanet e dështuara

Brezat, Ara në mal, dhe Nëntë ballë, e të tjerë. Qëllimet

pragmatike të këtyre autorëve janë të njëjta ashtu sikundër

janë përafërsisht të njëjta edhe linjat e tendencës dhe të

formës që ndjekin romanet e tyre. I vetmi ndryshim është

se ndonjëri prej tyre përcjell në planin e industrializimit të vendit

dukuritë më aktuale, kurse ndonjë tjetër në planin e

zhvillimit bujqësor dhe të ngritjes së kooperativave fshatare.

Romani Kthesa të forta është një prozë jo aq e gjatë

mbi ndryshimet që po bëhen në jetën shoqërore dhe në

psikologjinë e njeriut bashkëkohor shqiptar, të parët e të

cilit shekuj me radhë jetonin jetën e tyre të prapambetur

dhe në shumë fshatra primitive. Theksi i angazhimit të autorit

bie në domosdonë e kthesave kualitative shoqërore,

që po bëhen në fshatin shqiptar dhe psikologjinë, që po

bëhen në shpirtin e shqiptarit. Problemi që trajton Razi

Brahimi është problemi i kolektivizimit, i lokalizuar në një

prej skajeve të Myzeqesë së pasur, në të cilën shqiptari,

pranë pasurisë natyrore, për shkak të atij mentalitetit të

njohur tradicional, të ruajtur në gjendje statike gjatë formave

shfrytëzuese të pushteteve të përparme, jetonte i varfër

dhe i mjeruar. Ndryshimet që sjell zhvillimi socialist i vendit

synojnë përmirësimin e jetës së këtyre fshatarëve, edhe

203

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!