09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

prirja e poetit që dëshiron dhe është në gjendje të thellohet

në meditime. Pavarësisht prej intonacionit nganjëherë patetik

të disa vjershave atij, të shumtën e herave, i shkon

përdore t'i stisë ndjenjat dhe idetë e veta brenda një strukture

lirike. Shprehja e tij e qartë metaforike nuk reduktohet

asociativisht gati asnjëherë vetëm me një drejtim, po

degëzohet në drejtime të ndryshme.

Që të kuptohet simbolika e tërësisë së kësaj përmbledhje

duhet më së pari të shpjegohet simboli tradicional

Sampo. Sampo është një kështjellë — mulli, e ruajtur si

simbol në gojëdhënën nordike, ashtu siç është Rozafati ynë,

një kështjellë që ,megjithë sulmet e mëdha mbi muret e saj,

ka qëndruar prore e pamposhtur. Sampoja e Ali Podrimes

sikur simbolizon një kolektivitet, një popull, një rrugë historike

të këtij populli. Mbasi të depërtojmë brenda mureve

të kësaj kështjelle dhe të shohim se cilët janë banorët e saj,

cili është fati i tyre historik, mbasi ta pushtojmë edhe me

imagjinatën tonë kështjellën simbolike të Ali Podrimjes

— ne do të kuptojmë se sa i mishëruar është ky poet me jetën

e banorëve të Sampos, se sa shumë i dashuron, se sa shumë

e mundon e kaluarja e tyre, po edhe se sa e mbush me optimizëm

e ardhmja e tyre historike. Edhe prej një interpretimi

të këtillë përgjithësues të simbolikës së kësaj përmbledhje,

mund të shihet se frymëzimet që e përcjellin Ali Podrimjen

ushqehen edhe kësaj here prej burimit të pashterrshëm

që deri vonë ka mundë të quhet: historia tragjike e shqiptarëve.

Pjesa më e madhe e poetëve tanë, duke filluar prej

atyre të brezit të parë të pasluftës e deri tek këta të brezit

më të ri, akoma e ndjejnë në shpirt peshën e së kaluarës

historike dhe nëpërmjet të vargjeve të veta përpiqen të

marrin një qëndrim ndaj saj dhe të çlirohen shpirtërisht

prej peshës së saj. Poet që e ka filluar krijimtarinë që në

bangat e shkollës, Ali Podrimja ka dëshmuar disa herë

deri tani se tama, gurra e përhershme e frymëzimeve të tij

do të jetë jeta jonë dhe e kaluarja e njerëzve të këtij trualli.

Me poemën e parë kushtuar Metohisë, të shkruar diku në

fillimet e aktivitetit letrar, ai e ka ravizuar interesimin e vet

poetik dhe, megjithë zgjerimin e kërshërisë dhe të frymë-

123

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!