09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

caktuara duke reaguar ashtu emocionalisht ndaj tyre në

një moment të caktuar të jetës, të këngëtojnë qoftë vendlindjen,

qoftë dikend prej vendlindjes së tyre, ndaj të cilit

kanë konsiderata të veçanta për shkak të meritave të tij

kulturore, historike, e të tjera. Nuk duhet kujdes i posaçëm,

ndërkaq, për të vërejtur se në shumicën e rasteve, vjershat e

këtilla janë të përshkuara prej mentalitetit provincialist

dhe të frymëzuara në gurrën banale të ndjenjës provincialiste.

Po më tepër se krijimtaria letrare, panair i vërtetë ku

demonstrohet mentaliteti provincial, janë jeta shkencore,

kulturore dhe politiko-shoqërore. Kështu, fjala vjen, në

jetën shkencore dhe arësimore provincialistët e afirmuar

e dëshmojnë provincializmin e tyre duke ua çelur dyert dhe

dritaret e ngritjes njerëzve të vendlindjes, ilakave, miqve

dhe njerëzve të tjerë të zemrës së vet të vogël, pavarësisht

prej prirjeve dhe aftësive të tyre; provincialistët e publicistikës

e dëshmojnë provincializmin e tyre me shkrim duke i

glorifikuar kalemxhinjtë, apo brushaxhinjtë e provincës së

vet duke ua injoruar apo heshtur prirjen dhe rezultatet e

punës të tjerëve që s'janë prej provincës së tyre; provincialistët

e politikës, në anën tjetër, e dëshmojnë provincializmin

e tyre duke i shtyrë përpjetë ose duke i mbajtur me

shtylla në pozita të ndryshme ata individë, të cilët nuk kanë

tjetër meritë, përpos pse rastësisht kanë lindur në të njëjtën

provincë me bëmirësit e vet apo pse janë rreshkur me ta

nën të njëjtat rreze të diellit.

Kjo do të ishte njëra faqe e provincialistëve dhe e provincializmit

dhe kjo faqe, ndoshta, nuk do të ishte aq e

zezë sikur provincialistët dhe provincializmi mos ta kishin

edhe faqen tjetër akoma më të zezë. Duke e mbështetur

mendimin e vet mbi hiperbola, në njërën anë, provincialisti

doemos shtrëngohet ta deformojë logjikën objektive në

anën tjetër. Në të vërtetë ai nuk ka kritere, por vetëm ndjenja,

kurse edhe ndjenjat e tij janë të rrejshme. Ai nuk e njeh kriterin

e prirjes, aftësisë, meritës, punës, por vetëm kriterin

e afrisë. Platforma e ngushtë dhe vetëm emocionalisht e

arësyetuar e gjykimit dhe veprimit të provincalistit në fund

të fundit mbështetet në interesat vetiake; ta çoj përpara, ta

34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!