09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ismail Kadare ka zgjedhur një prosede karakteristik dhe i është

përmbajtur besnikërisht. Kundruall mizërisë së ushtrisë turke

ai ka vënë kështjellën shqiptare me mbrojtësit e saj, që është i

vetmi personazh i palës shqiptare, që nënkupton edhe personazhet

e tjera brenda saj. Në romanin e Ismail Kadaresë si palë

shqiptare ekziston vetëm populli, kolektivi, uniteti. Kështjella,

respektivisht populli, është ai kryeprotagonisti i romanit

që i then sulmet turke. Nuk është vështirë, për këtë shkak, për

të parë një simbolikë edhe në kompozicionin dhe prosedeun

krijues të romanit të Ismail Kadaresë.

S'ka dyshim se Ismail Kadare ka mundur t'i zhvillojë

akoma më tepër disa ide, t'i thellojë tutje disa skena dhe

situata të romanit. Ushtrinë turke, atë botë hibride, mistike,

moralisht të shfrenuar dhe gjithsesi të çuditshme, ka mundur

ta përshkruaj më thellësisht dhe ta shikojë prej më shumë

këndësh etike, psikologjike, filosofike, religjioze, e të tjera.

Duke u thelluar më tepër si në paraqitjen e psikologjisë së

kësaj turme, duke i atomizuar më tepër disa ide, konflikte

dhe situata, ai ka mundur ta shtojë akoma më shumë tensionin

artistik dhe t'i pasurojë shtresat e romanit në përgjithësi.

Të gjitha këto, ndërkaq, ai nuk i ka bërë. Duke mos

i shfrytëzuar këto mundësi të përshtatshme, ai, ndoshta, i

është shmangur me sukses një rreziku të dukshëm që aqë

shpesh shprehet në prozën tonë: rrezikut që të mirret me

stivimin e imtësive dhe detajeve artistikisht të parëndësishme,

që nuk janë funksionale në një vepër letrare. Romanit

Kështjella mund t'i shtohet nga diçka, por prej tij nuk mund

të hiqet asgjë: asnjë skenë, asnjë fjali, asnjë fjalë, asnjë detaj.

Gjithmonë është më mirë kur një vepre letrare ekziston

mundësia t'i shtohet se sa t'i hiqet diçka. Shkrimtari i madh,

Tolstoj, ka shënuar në ditarin e tij në vitin 1853 sa vijon:

„Kurrfarë plotësimesh gjeniale nuk mund ta bëjnë veprën

aqë të mirë sa shkurtimet". Pavarësisht pse nuk e ka shfrytëzuar

temën plotësisht, vrojtimet e Ismail Kadaresë në

romanin Kështjella janë tejet inventive, të thella, të papritura,

befasuese dhe njeriu në asnjë rast nuk do të dijë që përpara

se tek do ta shpjerë qëllimin e vet shkrimtari. Lexuesi nuk

do ta dijë se si do të marrë fund një dialog, një situatë ose,

më në fund, romani në tërësi. Ligji i së papriturës, që do të

159

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!