09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

janë posaçërisht të frymëzuara kur heq kindet e moralit

të maskuar të kësaj bote, në të cilën drejtësia është një

padrejtësi ndaj të varfërve, gazetaria është një kuzhinë në

të cilën zihen reçetat dhe injeksionet që i jepen këtij trupi

të kalbur, kurse rrenat janë ushqim i përditshëm i të gjithë

atyre që sundojnë në këtë botë. Tregimet Përgënjeshtrimi,

Testamenti, Shiritat e gjelbër dhe Falje e papranuar janë të

përshkuara prej një humori të zi çfarë nuk është selitur deritani

në letërsinë shqipe. Kontradiktat, që Tasim Aliaj zbulon

në këtë botë, janë me të vërtetë interesante. A ka paradoks

më të madh se sa kur një i dënuar për vdekje pranon

të presë dënimin më me qejf se sa të shkojë si prift i ushtrisë

pushtuese amerikane në Indokinë? A ka paradoks më të

madh se sa kur artisti, i cili në një film luan rolin e kriminelit,

me të vërtetë është kriminel që i ngul thikën në zemër

regjisorit? A ka paradoks më të madh se sa kur në garat

për t'u regjistruar në klubin e gënjeshtarëve një milioner

shtihet i vdekur e çohet vampir pikërisht në momentin

kur e inaugurojnë anëtar të klubit? Në atë botë, thotë Tasim

Aliaj, të gjithë gënjejnë dhe të gjithë bëjnë gara se kush do

të gënjejë më me mjeshtri. Si ministrat ashtu edhe nëpunësit

e tyre, si gazetarët ashtu edhe artistët, si gjyqtarët ashtu

edhe avoketnit, si pasanikët, ashtu edhe sherbëtorët e tyre

— të gjithë rrejnë deri në shkallën që të jetë rrena ideali i

tyre më i madh në jetë. Kush nuk rren nuk mund të ekzistojë.

Atje të gjithë vjedhin pandërprerje dhe yjedhin gjithçka

saqë në xhepin e një avokati gjendet veshi i një kompozitori.

Dhe, për të qenë e keqja më e madhe, atje ka mjaft

të çmendur, të çmendur në mënyrën e vet, po asnjëri prej

tyre nuk është i mbyllur në çmendinë.

Megjithëse ka tregime çfarë janë Gjitoni i Ali Pashës

dhe Kalo në pyetjen tjetër, në të cilat humori është i vdekur,

se, kryesisht, është humor për shkak të humorit, pjesa më e

madhe e këtyre tregimeve janë të përshkuara prej një komike

me shigjeta të mprehta. Tasim Aliaj bën përpjekje

që të shkruajë tregime humoristike dhe satirike në një mënyrë

bashkëkohore. Në prozat e tij ka skena fantastike në

të cilat shtazët flasin, bëjnë ultimatume, kërkojnë të drejtat

duke e akuzuar kryetarin e kooperativës pse nuk kujdeset

189

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!