09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

janë vendosur njëherë e përgjithmonë në muzetë e vjetërsive

tona, qoftë edhe të ruajtura si relike kombëtare, kurse

rinia shqiptare është më tëpër e interesuar të dëgjojë muzikën

e re se sa këngën e bariut dhe të rapsodit të vjetër.

Ata që i kanë pri këtij vjershëtari të ri janë tani të pjekur

dhe të djegur, prandaj mund të shpresohet se ndjenjat dhe

mendimet e tyre do t'i përmirësojë vetëm varri, në të cilin

shija e tyre është futur që moti. Hasan Hasani është i ri

dhe teksa po bën hapat e parë të krijimtarisë poetike dhe

është e nevojshme të bëhen përpjekje t'i tregohet se duhet

të kërkojë frymëzime të tjera dhe shprehje të reja.

Në vitin 1969, domethënë plot njëzet e pesë vite pas

fillimit të transformimeve të mëdha shoqërore, sociale,

morale, kulturore dhe, madje, artistike, që janë bërë në

jetën dhe në letërsinë e shqiptarëve të Ballkanit, Hasan

Hasani me ca prej paraardhësve të tij shpirtërorë po vazhdon

ta shohë jetën e tyre me sytë e mjegullisur të rilindësve

tanë të para-pavarësisë, të disa neoklasiçitëve të paspavarësisë

ose të asaj pjese të shkrimtarëve të emigracionit, që

mendojnë se shqiptarët jetojnë, mendojnë, ndjejnë dhe

shprehen si në kohën kur ata ishin banorë të këtyre trojeve.

As ai nuk ka marrë parasysh se rilindësit tanë kanë jetuar

në një kohë tjetër dhe në një situatë tjetër historike, e cila

i ka frymëzuar në mos edhe kushtëzuar ato dënesjet e tyre

të pandërprera, kurse neoklasiçitët në një formë shtetërore

të paperspektivë historike, e cila i ka nxitur të shikojnë

vetëm përmbrapa. Rilindësit e kanë këngëtuar bukurinë e

jetës bujqësore dhe baritore duke mos parë askund mjerim

e vuajtje pse kanë dashur t'ia forcojnë krenarinë bashkëvendësit

të vet të robëruar, kurse neoklasiçitët pse nuk

kanë pasur kurajën civile të kapen me problemet e kohës së

tyre.

Përkundër poetëve dhe shkrimtarëve tanë të rinj, që

shikojnë vetëm përpara, Hasan Hasani i ka kthyer sytë

vetëm përmbrapa, dhe ka lejuar t'i mbushen me lotë për

çdo gjë dhe çdo send që ia përkujton baçicat, ogiçat, këngët

e bjeshkës dhe dallgët e vërrinit. Në vjershat e tij ka gjetur

apoteozën ai stili i vjetër i jetës sonë, të cilin me aq përkushtim

e ka poetizuar Naim Frashëri në poemthin e tij B a g ë t i

96

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!