09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

veprës gjithmonë bëjnë çmos që t'ja sigurojnë bile të tanishmen.

Porsi këngëtarët e estradës, artistët e filmit dhe të

teatrit që e dëshirojnë aq shumë reklamën, ata ja ekspo

zojnë veten opinionit në të gjitha profilet, duke mos ju

reshtur as skandaleve dhe zbulimit të fshehtësive të ndryshme

të jetës intime. Përse? Arësyet mund të jenë të ndryshme

në rastet e ndryshme, por një psikolog do të mund të

thonte se etja për reklamë dhe publicitet në këso rastesh

është e kushtëzuar prej kompleksit të dyshimit në veprën

e vet. Në përpjekje e sipër që t'i qëndrojnë ndesh qoftë indiferencës,

qoftë injorimit të bashkëkohësve, prej të cilëve

edhe varet autoriteri shoqëror i shkrimtarit, disa prej ushtarëve

të pendës bashkohen në grupe dhe, ndonjëherë. nën

maskën e idealeve të përbashkëta fshehin taktikën e reklamës.

Të bashkuar ata në një mënyrë më të lehtë dhe më efikase

e shtyjnë përpara njëri tjetrin në sytë e opinionit dhe e luftojnë

heshtjen mortore në të cilën janë të zhytur emrat e

tyre. I vetmi faktor që ata nuk e marrin parasysh në këto

raste është: autoriteti i krijuar kështu është vetëm i rrejshëm;

ata harrojnë se puna krijuese në fund të fundit është

punë individuale, kurse para gjyqit të historisë çdo shkrimtar

del i vetëm, me prirjen, veprën, rolin kulturor, moralin

e vet.

Është e sigurtë se famën, po jo reklamën, e dëshirojnë

edhe shkrimtarët e mëdhenj, por ata janë në radhë të parë

të interesuar për atë famën që vjen vonë, post mortem, që

vjen vonë dhe s'vdes kurrë. Për pikëpamjet e atyre që jetojnë

sipas devizës së njohur të hedonistëve „më mirë gomar i

gjallë se f ilosof i vdekur" ky është një iluzion i kotë dhe,

madje, qesharak, por është iluzion i lartë dhe shumë i çmuar

për të gjithë të tjerët që mendojnë si romansieri dhe eseisti

i shquar polak, Jan Parandovski, i cili në veprën Alkimia

e fjalës, ka vënë në dukje sa vijon: „Fjala ka fuqi dhe pushtet

të madh. E qitur në letër ajo ka pushtet të pakrahasuar

mbi mendimet dhe imagjinatën e njerëzve, ajo sundon

në kohë dhe në hapësirë. Vetëm mendimi i kapur në rrje

tën e germave jeton, vepron dhe krijon. Çdo gjë tjetër e

merr era dhe e zhduk (...) Nëpër dejt e kulturës rrjedhin

pikat e ngjyrës. Është e dobët ajo pendë që jetën e veprës

68

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!