05.09.2017 Views

udhezues letersia 11

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

vetëdijen e lexuesit. Përdorimi i urdhërores Shko dhe i pjesëzës mohuese mos e bën

të lëndët të palëndët, duke të lejuar të shohësh zgavrimin që sa vjen e rritet brenda

zemrës së poetit.

IV. - Simboli i gurit

Në trashëgiminë poetike të Shkrelit guri është identiteti i tij jo vetëm historik e

kombëtar, por edhe vetjak e njerëzor. Ai e ka rimarrë në kontekste të ndryshme, për të

zbuluar përmes tij thellësitë e panjohura, por në këtë poezi guri simbolizon vdekjen e tij

shpirtërore. Ai ngjason me gurin e varrit, që ndan dy botë. Pas kësaj humbjeje, e tërë

jeta e tij s’është asgjë tjetër, veç një heshtje, ku e vetmja fjalë është guri. Guri është

dëshmia e një dashurie që ishte vetë jeta e tij, guri mbetet dëshmia e humbjes së saj.

Guri si qëndresë burrërore kthehet në gurin si qëndresë dhimbjeje.

Kuptimet e fshehura të metaforave

Poezia është ngjizur në mënyrë metaforike. E tërë rrjedha e saj përshkruhet nga

moria e metaforave, që nga vargu i parë dhe deri në vargun e fundit. Ai ka futur në

optikën e tij poetike një diagramë vullkanike të përshkallëzimit të metaforës, duke

plazmuar me anë të fjalës poetike fuqinë eksploruese të dhembjes njerëzore, që në fakt

bart brenda saj monumentalitetin e pazbehur nga asnjë rrjedhë kohe.

Harrimi-malli gërryes-ndarja-vetmia: ky zinxhir metaforik konceptor i bën autopsinë

realitetit shpirtëror të heroit lirik. Brenda këtyre gjendjeve zbulojmë jetëvdekjen e heroit.

Këto stacione jetësore do të mbeten si memorial i gurtë, që asnjë lloj tërmeti nuk do të

mund t’i fshijë dot, ngaqë fryma e tij gjendet në përjetësimin që Shkreli i bëri dashurisë

së humbur, si gjëma universale e kthyer në fatalitet.

- Dilema hamletiane e Shkrelit ngjizet në dy drejtime: njëri që rreket të bëjë të

pamundurën për të mos e lejuar ndarjen derisa humbet çdo shpresë; tjetri që evidenton

përballjen me boshllëkun që do të gëlltisë vetë njeriun që ka humbur dashurinë. E

kundruar në këtë mënyrë, mësuesi/ja ngre pyetjet:

- Ç’kuptim kanë këto vargje të Shkrelit:

“E kur të shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër,

Aq larg sa të harrosh edhe emrin tënde dhe zërin tim

Fshihu prej vetes.”?

- Pse ndarja për poetin merr ngjyra aq tragjike sa ai pohon:

“Mos i harro sytë e përlotur në shtegballin tim...

Merri me vete gjurmët nëpër të cilat

Erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua,

Shko

Dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time. Bëhu shkreptirë e fikur

N’ ylberin e shikimit tim...

Merri me vete edhe rrugët të mos kthehesh kurrë...

Shko.”?

Përforcimi. Diskutim i lirë

Nxënësit vëzhgojnë pikturën dhe diskutojnë rreth saj, duke u përpjekur të zbulojnë si

realizohet përmes lëvizjeve dhe ngjyrave mesazhi i dashurisë.

Detyrë shtëpie. Bëni një ese argumentuese me temë: “Është tepër e vështirë të falësh kur

shpirtin ta pushton dhimbja”.- Ç’përftesë emocionale lë te ju mozaiku?

263

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!