05.09.2017 Views

udhezues letersia 11

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 11”

së realizimit socialist që në vitet ’50-të, ai nuk bëri kompromis për ta shkëmbyer emrin si

artist i fjalës me pazarllëkun e shitjes së bindjeve të tij antikomuniste. Për një sërë arsyesh

të këtij lloji Trebeshina pati të tjera perceptime dhe bëri të tjera analiza historike, ndaj

zgjodhi surrealizmin për ta modeluar fjalën e tij me të njëjtën koeficient që përdorte bota

perëndimore. Për vetë formimin e tij kulturor, që i kishte kapërcyer dijet universitare, për

t’u thelluar në njohjen që ofronte ferri dantesk shqiptar në burgjet e diktaturës komuniste,

Trebeshina kalon lehtësisht dhe në mënyrë krejt të natyrshme në interpretimin fantastik

të një realiteti sa shqiptar, aq edhe universal. Dramaturgu s’bëri tjetër gjë tjetër, veçse e

nxori tiraninë shqiptare komuniste nga tirania botërore e të gjitha kohërave. Trebeshina

një nga parimet e tij krijuese ka konceptin: “Lashtësia në Bashkëkohoren si Vazhdimësi

dhe Përsëritje” (“Nata para apokalipsit”, K. Trebeshina”), ndaj gjetja artistike e surrealizmit

të qarkuar nga fantastikja, i jep dramës vlerën e të qenit e natyrshme.

Grupi II. Tema qendrore dhe konteksti historik i kohës

Konteksti historik i kohës në dramën e Trebeshinës shfaqet si horizontalitet perceptues

dhe si vertikalitet analitik. Rrethanat historike me të cilat ai është ballafaquar duke

provuar shtypjen dhe dhimbjen deri në kockë, e kanë bërë aq të mprehtë shikimin e tij si

artist, dhe ndjeshmërinë si njeri, sa të sjellë një kronikë besnike historike diktatoriale ose

tiranike, me një fuqi të spikatur të abstraksionit. Për këtë arsye tema qendrore s’mund të

jetë tjetër, veçse përçudnimi i natyrës njerëzore nën arbitraritetin e tiranisë. Koordinatat

ku Trebeshina e vendosi “Tiranozaurin” janë koha dhe hapësira si aktualitet, si shkuarsi,

si ardhmëri. Sipas kuptimit që vetë Trebeshina ka, “koha në një vepër arti është një çast

që përmban të gjitha kohët, kurse hapësira është një copëz që përmban hapësirat gjer

aty ku s’mund të arrihet, atëherë vetvetiu, si çdo vepër tjetër arti, kjo dramë ka historinë

dhe gjeografi në e saj.

Grupi III. Tragjizmi i temës

Viti 1975, kur u shkrua drama “Tiranozauri”, shënon një nga pikat më të egra të realitetit

diktatorial shqiptar. Ajo që dramaturgu shihte dhe prekte, ishte polarizimi i pushtetit të

dhunës nga maja e piramidës së diktaturës dhe i nënshtrimit për shkak të frikës nga terrori,

që s’mjaftohej të ndëshkonte një njeri, por dënonte një mori jetësh njerëzore. Një ngrirje

e tillë e historisë, ku dhuna mbyt çdo liri, kërkon qoftë edhe turbull një imazh prometean,

që kur nuk shfaqet askund, as si siluetë, dëshmon se skota njerëzore është një kufomë

e gjallë. Mes një shkretëtire të tillë, zëri i dhimbjes, i shndërruar në ironi; dhe i pikëllimit, i

kthyer në grotesk, ripohon mësimin e stërvjetër sa bota, se aty ku guximi është kthyer në

agoni, shpresa e ndryshimit është groposur. Ky ballafaqim idesh e bën këtë fragment të

hedhë dritë mbi të vërtetën e tiranisë në jetën njerëzore.

Sjellja e personazheve dëshmon të vërtetën e hidhur që sapo u përmend. Raportet

mes tyre i përcakton vullneti i tiranit, që quhet dhunë. Trebeshina i ka ngjizur personazhet

si mikrorealitete që lindin nga një makrorealitet, i cili u jep atyre formën përfundimtare.

Secili prej tyre është zhveshur nga dinjiteti i individit, siç është Kalebi dhe Nahumi, duke

i kthyer ata në karikatura shoqërore. I vetmi që tenton të thotë të vërtetën duke mbetur

njeri është Manasehu, që dënohet të mos i mbetet më shenjë nga pasardhja e tij.

Gideoni

tirani

Kalebi

lakeu (shërbëtori)

Nahumi

viktima

Manasehu

trofeu i tiranit

289

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!