29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

103 Çvendosja e parë ideoarkitektonike e personazhit

Si periudhë psikogjuhësore, tipologjike, tematike,

Rilindja kombëtare, e filloi ravizimin e censurës nën trysninë e

tematikës patriotike; në fillim duke iu kundërvënë

metodologjikisht censurës apokrife të periudhave të

mëparshme. Rilindja kombëtare, do të jetë e para që

konceptet gjuhësore i nxjerr nga mbruajtja religjioze për të

krijuar zonën e idesë së re patriotike, me homonimi të

theksuar politike. Në konkurencën e hezitimeve, aq të

rrezikshme për popujt e Ballkanit, Rilindja jonë kombëtare,

duke kërkuar mbijetesën detyrohet të mohojë shumëçka nga

periudhat paraprise të kulturës shqiptare.

Pikërisht te Rilindja kombëtare forcohet censura

zyrtare patriotike, me tendencë ta retardojë diapazonin e

dyshimtë jo vetëm tek tekstet e ndikuara nga jashtë por edhe

të vet fjalës. Ky retardim censural i Rilindjes kombëtare e

zgjeron ekspansionin e vet, së pari brenda figurës, pastaj

brenda fjalës, duke përfshirë ngadalë kodin, mesazhin, fjalinë,

e për ta kapluar më në fund gjithë ligjërimin. Në retardimin

kategorik të ligjërimit u lind rreziku i kompozicionit të

censuruar patriotik, i cili më vonë, pikërisht pas një shekulli, i

parapriu një censure tjetër përbindëshe e ideologjike, që sot e

quajnë censurë dhe autocensurë ideokomuniste.

Duke filluar nga mugëtirat arkivore të letërsisë shqipe,

qe nga supozimet hipotetike të principatave shqiptare, e deri

në kohën tonë, kund më pak e kund më shumë, ka vepruar

censura morale, fetare, patriotike, krahas mbrojtjes objektive

prej sulmeve të jashtme asimiluese. Gjuha e Buzukut, Budit,

Bogdanit dhe e Meshtarëve tjerë, nuk arrin ta krijojë

protagonistin sepse veprimtaria e tyre përkonte vetëm me

procedurën liturgjike, ku në mënyrë idiomatike, vetëm për

nevojat e meshës, paraqitej figura e Jezusë. Këtë do ta

quajmë mundësia e vetme skematike e personazhit për

nevojat liturgjike brenda kishës. Në këto të dhëna, Jezusi nuk

u bë personazh që ambientohej, por më tepër ishte një ide e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!