29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

141 Dogana e letërsisë shqipe

“Legjendës së misrit” po dilte kolektivisht nga frymëzimi

folklorikoantik dhe ngadalë po hynte në legjendën e llucës, që

më vonë sipas periodizmit të letërsisë do të emërtohet

materializëm historik.

Sipas një periodizimi të letërsisë shqipe, pozita e

Demiurgut inkvizitor; pozita e vizionarit ideor, i takoi pikërisht

Millosh Gjergj Nikollës. Ai u bë doganieri i parë në zyrat e

Partisë, ku do të doganohej e gjithë letërsia shqipe. Një

shprehje zyrtare, fort mospërfillëse e Migjenit, i priste para

zyrës ideologjike të gjithë shkrimtarët shqiptarë, që vinin ta

doganonin mallin e tyre artistik. Shkrimtarët shqiptarë, sipas

natyrës së tyre të ndrojtur dhe sipas mallit artistik që

paraqitnin para Panteonit ideoartistik të Migjenit, e kishin

kuptuar se Migjeni e kryente “detyrën” e modelimit kodifikues

midis Partisë komuniste dhe shkrimtarit përparimtar.

Hierarkia partiake e Panteonit ideologjik të Migjenit

faturohet sipas angazhimit politik. Te kasollja politike e

Migjenit, anatemohen, gjymtohen, ristrukturohen, sipas

gjedhes partiake, veprat letrare. Para këtij dikasteri, njësoj

sikur malësori që e kishte bjerrë gjuhën për njëzet e pesë

kilogram misër, shkrimtari shqiptar, i zvetnuar pret ta doganojë

mallin e vet. Ishte bërë rrymujë e madhe; në depon e Migjenit

ishin përzier librat e letërsisë mjerake shqipe dhe misri i

mykur.Nuk është as e çuditshme e as e rastit, për atë që i

pranon lirshëm rrethanat politike, ta kuptojë pse autoriteti i

demiurgut inkvizitor i takoi pikërisht Millosh Gjergj Nikollës.

Ishte i vetmi, më i përshtatshmi që, pas vdekjes, i plotësoi

kriteret inkvizitore të Partisë:

a. kishte shkruar shumë pak,

b. ishte vdekur shumë i ri,

c. ishte “blasfemist i fesë”,

d. kombëtarisht ishte i padefinuar,

e. ishte mohues i çdo gjëje.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!