29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

109 Prej modelit sintaktik deri tek censura sockomuniste

Prej modelit sintaktik deri tek censura

sockomuniste

Në veprat e shkruara sipas modelit të kooperativës

ideokomuniste, heroi i veprës letrare synon me çdo kusht ta

ruajë epërsinë e shembullt politike që i ka caktuar Komiteti i

Partisë: të jetë protagonist krejt pozitiv ose krejt negativ. Sipas

procedimit ideopolitik rruga e mesme, e protagonistit të

identitetit del shumë e ndaluar. Ky hero pozitiv apo negativ e

kishte të caktuar vendin e veprimit të përhershëm në këndin

(B) të trekëndëshit partiak - midis këndit (A) dhe këndit (C).

Këndi i mesëm i mundëson heroit të veprës letrare ta

kontrollojë pastërtinë ideologjike të shkrimtarit dhe higjienën

politike të lexuesit.

Forma e tillë e procedimit ka qenë e njohur qysh nga

“kategoritë” e Aristotelit, por ka qenë kryesisht e njohur vetëm

në sintaksë - kryesisht në fjalinë e fortë predikative. Baza e

kësaj fjalie, që edhe sot mbisundon në të gjitha sintaksat ka

qenë: subjekti - predikati - objekti. Në trekëndëshin sintaktik

rrijnë në këto pozicione:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!