29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

163 Fobia politike e shkrimtarit

veprës. Ndofta në kohën e “Përbindëshit” gjërat janë zhvilluar

sipas asaj rutinës politike: të integrimit të ndërsjellë të

shkrimtarëve. Si duhet ta lexojmë sot “Përbindëshin” e Ismail

Kadaresë për t’u bindur se aty është disidenca.

Në vitin 1965, u shkrua “Përbindëshi” i cili jasht asaj

që thotë sot shkrimtari ka historinë paraprake të ambicies

politike.

“Disa kilometra larg periferisë së qytetit, në fushën e

hapur, ishte një furgon i madh i braktisur. Pjesët metalike i

kishin shkulur prej kohësh dhe tani kishte mbetur vetëm

karroceria e mbyllur prej druri. Ajo ishte mbërthyer dhe

qëndronte mbi katër trarët e shkurtër, të ngulur në tokë. Siç

duket dikush e kishte bërë këtë gjë për ta mbrojtur armaturën

e drunjtë prej llucës dhe lagështirës së fushës. Ditëve me diell,

furgoni dukej qartë që nga terracat apo katet e sipërme të

shtëpive të qytetit, por kur binte nata ose kur kishte mjegull në

fushë, ai tretej dhe humbiste sikur të mos kishte ekzistuar

kurrë. Veçanërisht ngjiste kështu ditëve të tetorit.

Në fakt ai nuk kishte shumë kohë që ishte shfaqur dhe

askush nuk e dinte në fillim nga doli dhe kush e pruri në këtë

fushë. E vërteta është që kohë kishte kaluar pa e vënë re fare,

por një ditë pranvere, gjatë një pikniku disa njerëz shfaqën

dyshimin se në atë furgon të braktisur kishte mundësi të

fshiheshin njerëz për diversion" 1)

Në këtë tekst shpaloset fobia politike e të shenjuarit

dhe shenjuesit, si sintagmë e mbyllur politike e të gjithë

shtetasve shqiptarë. Poashtu ndërtohet trekëndëshi i mbyllur

sockomunist. Personazhet politike nuk e arsyetojnë ndalimin e

veprës, e përkundrazi arsyetojnë vigjilencën kolektive të

shqiptarëve në Shqipërinë komuniste. Sintagma e mbyllur

politike në romanin “Përbindëshi” del strukturë e mbyllur:

shenjuesi: Disa njerëz

i shenjuari: Dyshimi

1 *IsmailKadare, “Përbindëshi”, Prishtinë 1990, fq. 5.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!