29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

59 Fjalia teatrale ballkanike

Pikërisht një muaj pas përfundimit të samitit të të

paangazhuarëve në Beograd, Amerika, sipas kërkësë së

Mareshalit Tito e shpërblei Jugosllavinë me Çmimin me të

lartë të Dinamitit. Në tetor të vitit 1961, një muaj pas samitit të

të paangazhuarve, shrimtarit jugosllav me motive kryesisht

nga Bosna, iu nda Çmimi Nobel. Amerika i blenë protagonistë

e “Urës së Drinës” për tridhjetë e pesë vjet. Tridhjetë e pesë

vjet protagonistët e “Urës së Drinës” pushuan të qetë nënë

sundimin e Titos e të pasuesve të tij. Në vitin 1995, kur në

Jugosllavi u lugatos nacionalmi serb, protagonistët e “Urës së

Drinës” u ngritën, u rebeluan, tek ura e Vishegradit.

Protagonistët e “Urës së Drinës” dolën nga amfora

politikoartistike e Pandorës jugosllave. Përkundër Çmimit

Nobel protagonistë e “Urës së Drinës” të ndarë në serbë,

myslimanë, kroatë e, në çka mos tjetër, e linçojnë Ivo Andriçin

duke e hudhë në valet e Drinës. Pikërisht këta protagonistë e

thejnë shtatoren e Ivo Andriçit, e zhgulin nga bazamenti i urës

për ta hudhë copë – copë në valet e Drinës.

Vetëm dhjetë vjet më parë, në vitin 1985 pushteti

shtetëror jugosllav i përgëdhelë nga politika perëndimore

mendoi se do t’i ndihmojë Amerika për ta uzorpuar Trojën e

mbretit Priam. Fjalia teatrale ballkanike e Jugosllavisë provoi

të bëjë atentat mbi Shlimanin duke e çvendosur Trojen nga

Cukali i Hisarlëkut të Azisë së Vogël për ta vendosur në

fshatin Gabela të Hercegovinës.

Jo rastësisht, jo nga prirja shkencore, meksikani i

llastuar, Garsia Prajs, e lansoi në fjalinë teatrore tezën

linguistikohistorike se Troja e Shlimmanit gjendet në fshatin

Gabela tek delta e Neretves e jo në Turqinë e sotme.

Natyrisht se na tundon pyetja se çka u nevoitej

sllavëve të Ballkanit uzurpimi i emblemes së Trojës kur të

gjithë e dimë se Troja shfaqet në histori njëmijë e katërqind

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!