29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

parashikuar fundin. Një ide e tillë ka qenë më shumë se

herezi. Rreziku sipas Kadaresë, ishte shumë konkret: Kali i

Trojës këmbët e prapme i kishte në mitet idhnake, të lashta, e

këmbët e para afër qytetit të Tiranës. Në barkun e kalit-furgon

ziente koalicioni gjithëevropian kundër Shqipërisë socialiste:

1. Odhiseja K. paraqet dinakun, me lektisje shekullore

për zaptimin e tokave të “Vorioepirit”.

2. Roberti, dikur italoromaku i armiqsuar me grekun,

tash në barkun e Kalit, është gjetur në koalicionin kundër

“socializmit iliroshqiptar”.

3. Konstruktori paraqet shkencëtarin e strategjisë

ushtarake që sublimon të gjithë konstruktorët, prej atij të Kalit

të Trojës e deri tek konstruktorët e bombës atomike. Me

injorancën e tyre socpolitike, këta konstruktorë përherë janë

në shërbime të gjeneralshtabeve ushtarake.

4. Maksi identifikohet me Ajaksin, por njëkohësisht

paraqet anglo-amerikanin, do të thoshim më mirë, grekun e

amerikanizuar, si armik historik, ideologjik; por edhe i prekur

në sedër për grabitjen e fundit të Helenës.

5. Akamanti paraqet renegatin iliroshqiptar, Dhimitër

Farin që e flet mjaft dobët gjuhën iliroshqiptare. Është i vetmi

që vritet dhe varroset në Shqipëri; në mënyrë tjetër si një

renegat që njëzet shekuj s’ka gjetur vend për varr.

6. Milloshi është banori më i vonshëm i këtij koalicioni.

Ai ka ardhur shumë vonë në Ballkan, atëherë kur brinjtë e

Kalit kishin filluar të rrallohen. Andaj s’kishte njohuri të qarta

për Kalin. Milloshi, edhepse më i voni në barkun e Kalit,

armiqësisht s’mbetej pas të tjerëve: “Atëherë Odhisea dha

urdhër të largoheshin të gjithë me përjashtim të atyre që u ra

shorti të futen në barkun e Kalit. Të gjithë ikën dhe mbetën

vetëm ne të pestë”.

“-Unë atëherë nuk isha këtu, por e kam dëgjuar-tha Milloshi”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!