29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nëse merrej trekëndëshi i parë mikrostruktural i konceptit

ideologjik në këtë korelacion:

L i r i a

c

B a r a z i a

a

b

D r e j t ë s i a

atëherë secili njeri mund të akuzohej për renditje të gabuar.

Pra ky koncept përherë mbetej shtrati i Prokrustit, duke u

bërë model i trekëndëshit më të fortë. Gjithmonë e gjithkush

ishte i kërcnuar prej gabimit të rradhitjes së kësaj

mikrostrukture të shenjit. Lexuesit e pranonin “mëkatin” e

keqrenditjes; se në vend të elementit A, ka vendosur

elementin B, ose anasjelltas.

Këtë metodologji marriste në gjuhësi, e zhdanoviste në

letërsi, e katandisi edhe më shumë, deri në dilerium policor,

totalitarizmi i Enver Hoxhës. Shqipëria komuniste, vëçanërisht

pas viteve të gjashtëdhjeta, kur më s’e kishte “kujdesin” e

gjuhës sovjetike, e trembur historikisht nga koalicioni i armiqve

ideologjikë, i rreshtej komoditetit të burgosjeve selektive;

bëheshin burgosje kolektive dhe pushkatime kolektive.

Nga vitet e pesëdhjeta në Shqipëri filluan të

grumbullohen shumë kosovarë të përndjekur nga UDB-ja.

Eksperimenti u zhvillua edhe mbi këta “minj politikë”.

Kosovarët e ikur në Shqipëri, të cilët ende e kishin etiketën e

gjuhës armiqësore të Drenicës e të Masakrës sëTivarit,

konsideroheshin të papërshtatshëm për metagjuhën politikë të

sockomunizmit në Shqipëri. Për ta eleminuar rrezikun e

konceptit gjuhësor që sillnin Kosovarët në Shqipëri, Sigurimi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!