29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

37 Skicim për zanafillen e fjalisë

biodemokratike amerikane

Këto dy fjali s’mundi t’i pajtojë presidenti Wilson as të

gjithë presidentët e mëvonshëm amerikanë. Kundërshtia

dramatike midis strukturimit tradicional të fjalisë autoritare

evropiane dhe fjalisë biodemokratike amerikane vazhdon

edhe sot e gjithë ditën.

Çuditërisht amerikanët nuk e thonë – mbase për

modesti, kohëkapërcimin e John Harkerit prej fjalisë autoritare

evropiane në fjalinë biodemokratike amerikane. Kapërcimi

përtejkohor i John Harkerit prej fjalisë autoritare evropiane në

fjalinë biodemokratike amerikane zgjati për disa gjenerata por

do ta caktojmë pikëfillimin. Këtë kohëkapërcim të John

Harkerit, punëtor krahu s’e arriti, përkundër lektisjes, Franc

Kafka shkrimtar.

Amerika, doemosdo do ta caktojë “celebrity day” të

fjalisë biodemokratike amerikane të kohëkapërcimit fillimtar të

John Harkerit. Këtë celebrity day të John Harkerit, të

kohëkalimit Amerika do ta quaj ditë lapidare siç e ka një gurlapidar,

të quajtur “Guri i Pelegrinit”.

Do ta caktojmë, në disa gjenerata, një familje të kodit

të fortë amerikan që kalon me evolucion shkencor nga fjalia

autoritare evropiane në fjalinë biodemokratike amerikane.

Shkenca me metodologji i vështron evolucionet ndërsa

historia në kompoziconin e vet e cakton “celebrity day” (ditën

ceremoniale). Meqë ka shumë ditë ceremoniale, prej ditës së

Pavarësisë e deri tek dita e Gjeldetit, ajo do ta caktoja Ditën e

madhe ceremoniale të Adamit amerikan; ditën Fjalisë

biodemokratike të John Harkerit, Ditën e njëzet e gjashtë (26)

të muajit tetor (10) të çdo viti.

Familja e Harkerëve, nga Plimuthi i Anglisë, ditën e

pestë (5) të muajit të pestë (5) të vitit njëmijë e gjashtëqind e

dyzet e tetë (1648) e nisi rrugën e gjatë disajavëshe mbi

shpindën plot rrudha të thella të oqeanit Atlantik. Bashkë me

të shoqen e tre fëmijët John Harkeri, në fund të tri javëve

rrugëtimi, zbret në limanin e vogël të Lumit Hadson.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!