29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

56

jetë kur Aristoteli i thotë: “Lufta është e drejtë kur bëhet kundër

atyre që duhet të përkulen”.

Fjalia e Aristotelit ABC Subjekti (A) – Predikati (B),

Objekti (C), edhe pse teatrale, e rrejshme në mentalitetin

ballkanas, në Evropë u realizua me kod të fortë: Shteti (A) –

Pushteti (B) – Shtetasi (C). Atëherë lufta e drejtë e Aristotelit,

sipas kësaj fjalie kodifikohet: Lufta e drejtë (A) – Luftëtari i

drejtë (B) – Ai që duhet të bindet, që duhet ta humb luftën (C).

Thënë sakt: në fjalinë autoritare evropioane të gjithë shtetasit

– nënshtetas e humbin lirinë, e humbin luftën ndaj shtetit –

pushtet: Shteti (A) bën luftë të drejtë, Pushteti (B) ekzekuton

luftë të drejtë, Shtetasi – nënshtetasi (C) duhet të

instrumentalizohet për luftën e pushtetit shtetëror.

Në historinë e Evropës, duke filluar nga pushteti

shtetërorë të tipit të Shën Augustinit – Platon e deri tek

pushteti shtetëror i Hitlerit – Stalin, cili do ta pranonte për vete

sa bën luftë të padrejtë? Deri sot asnjeri. Të gjithë shtetarët

bënë, bëjnë, do të bëjnë luftë, vetëm, të drejtë!

Për Platonin, Aristotelin, Makiavelin, Niçen, Hegelin,

Monteskien, Hitlerin, Stalinin, luftë të padrejtë bën vetëm

humbësi, i dobëti, i vogli. Luftë të drejtë bën vetëm fituesi.

Luftë të drejtë bën i forti shtet, i forti pushtet, diktatori,

monarku, populli i madh. Luftë të padrejtë bën nënshtetasi,

populli i vogël.

Për shtetasin - nënshtetas, për popujt e vegjël, vetëm

politika e globalizimit të fjalisë biodemokratike amerikane e

zbuloi të drejtën e jetës. Fjalia biodemokratike amerikane

parimisht bie ndesh fjalisë së mbyllër të shoqërisë së mbyllur

të Aristotelit – Hegel e deri tek Hitleri – Stalin.

Komunizmi ballkanik i Marshalit Tito, sipas

standardeve të fjalisë teatrore, e aktroi politikën me nofkat:

vetqeverisje, painkuadrim, bashkim-vëllazërim. Në të tri këto

nofka politike rysej gënjeshtra, demagogjia, kryesisht përdorej

aktrimi ballkanik i politikës. Këtë aktrim ballkanik të politikës së

Mareshalit Tito e shpërblei bujarisht Amerika. Henry Kissinger-

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!