29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

82

pushtuesin turk, u kthye në ditën e parë dhe në klasën e parë.

Mendimi i dytë do të duket shumë më pikëllues se i pari:

shqiptari detyrohet ta përsërisë, të njëjtin veprim që e kishte

kryer shekuj më parë. Kjo ishte punë Sizifi! Ky fakt, si duket,

përherë i është përcaktuar dhe ende i përcaktohet

pamëshirshëm njeriut dhe lexuesit shqiptar. Ky lexues, shumë

herë gjatë historisë, jo me vullnetin e tij, është detyruar të

gjendet i nënçmuar, i papërfillur, gjithmonë në moshën e

adoleshencës shkollore. Gjithnjë ka qenë i shtyrë t’i mësojë

rregullat e vjetra të leximit dhe metodologjinë e trekëndëshit të

ndikimit të dhunshëm. Natyrisht se tempulli i moralit folklorik

ishte shumë më i vjetër tek shqiptarët se ai tregimi për “Djalin

shkapërdar”, por si duket Buzuku u detyrua t’ia rikujtojë

zyrtarisht lexuesit shqiptar ditën e parë të shkollës kristiane,

pikërisht me këtë tregim. Tregimi, përveç kërcënimit të qiellit,

të Atit qiellor, si akt zyrtar, synon edhe syzheun e hidhërimit e

të gëzimit familjar. Gjon Buzuku mendon se shqiptarëve u

duhet sërish klasa e parë e moralit familjar dhe e kristianizmit.

Kishte kaluar më shumë se një shekull nga ekzoduesi i

parë i shqiptarëve dhe tashmë po bëhej ekzoduesi i dytë.

Rrëqethës, shumë rrëqethës, u bë trajta e këtij ekzoduesi të

dytë. Të përfytyrojmë muzgun e trashë të pikëllimit të Gjon

Buzukut buzë vetmisë; i ulur, kobshëm, në oborrin e kishës, ai

i përcjell skenat e zallahisë kolektive të ekzodit fetar. Nata

aziatike e kafshonte përbindshëm oborrin e kishës së tij.

Shkretërimi fushor, bashkë me vajin e zogut vetmitar të natës,

zvarriteshin tinëzisht në oborrin e kishës. Nga kjo pozitë

dëshpëruese Buzuku i përcillte me dëtyrim biblik skenat e

shpërnguljes shpirtërore të bashkëkombasve të vet.

Shqiptarët, tashmë, nuk iknin përtej detit, si para një shekulli,

por kolektivisht, si grigjet, shkonin drejt fesë islame. Shpirtrat e

tyre zdeshnin rreshkun e fesë kristiane; e hidhnin në flakën e

stavës heretike të mohimit. Ave Maria! Tash shqiptarët po

hynin tërësisht në natën e parë të shkollës aziatike dhe

vendoseshin brenda trajtimit të trekëndëshit të ri - i

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!