29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Substantivimi i CENSURËS është CENSORI (lat.). Në

Romën e vjetër - nëpunësi që i kontrollonte letrat, librat,

revistat, krejt shtypin. Se çka kuptohet me fjalën censurë,

mbase do të kalojë shumë kohë e lexuesi shqiptar s’do ta dijë.

2. NE (përemër vetor, veta e parë numër shumës);

grup njerëzish, në të cilin grup gjendet edhe folësi. Në këtë

përemër, folësi, flet për të gjithë shqiptarët; nëpërmes përemrit

NE, duke e mohuar VENDOSJEN E CENSURËS në

Shqipërinë sockomuniste. Kuptimi i fjalës VENDOSJE del i

dyshimtë dhe fort i pasaktë.

3. VENDOSUR (folje); nga nocioni VEND, ku diç mund

të vendoset fizikisht. Në këtë rast fjala VENDOSUR është

ekuivalent me kompozitën: VEND+ZËNË; pozitë reale e një

gjëje.

4. ASNJËHERË (ndajfolje); kohë pa fillim e pa mbarim;

në këtë rast në funksion mohues.

Me fjalinë: MEQENËSE CENSURA TEK NE PËR FAT

TË MIRË S’KA QENË VENDOSUR ASNJËHERË, krijohet

qëllimisht binarizëm i dobët e shumë i dyshimtë i mendimit, ku

dëshirohet mundësia e botimit të veprës, por meqë

CENSURA S’ISHTE VENDOSUR, problemet politike rreth

veprave lindnin pas botimit. Mbase, ne VENDOSJEN E

CENSURËS “naivisht” do ta kemi “menduar” më konkrete:

redaktorët, ndihmësredaktorët, kryeredaktorët, recenzentët,

po edhe vet shkrimtarët, duhet “të vendoseshin” nëpër të

gjitha sheshet si shtatoret e Enver Hoxhës, me mbishkrimin:

NE JEMI CENSORËT E MENDIMIT! Ndryshe, si mund të

mohohej CENSURA në shtetin më të censuruar, ku secili

shkrimtar në të njëjtën kohë ishte i censuruar dhe vetcensor.

E gjithë fjalia jonës për VENDOSJEN E CENSURËS

në Shqipëri, përbëhet jo vetëm nga fjalët e përmbysura

kuptimisht por edhe sintagmat që janë vendosur sipas këtij

funksioni:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!