29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

149 Dogana e letërsisë shqipe

detyroheshin të nxjerrin, përtej, në Shqipëri misrin

propagandistik. Shqiptarët e Shqipërisë mashtroheshin nga

jashtë e nga brenda. Fshatari kosovar, i detyruar nga UDB-ja

jugosllave, dërgonte misër në Shqipëri duke propaganduar se

në Jugosllavi ka mjaft bukë. Nga ana tjetër “Zëri i Popullit”

shkruante se Jugosllavia revizioniste po ushqehet me

çokollata amerikane!

Për t’u mbrojtur nga propaganda revizionistekapitaliste,

fshatari i Shqipërisë, detyrohej çdo natë ta kalonte

kufirin Shqipëri-Kosovë e të sillte në Kosovë nga njëzet

kilogramë ekzemplarë të “Zërit të Popullit”. Në mëngjes

fushat rreth kufirit shqiptaro-shqiptar zbardhëllonin nga “Zëri i

Popullit” që pushteti jugosllav e mblidhte me një ngadalësi

strategjike. Me “Zërin e Popullit”, zakonisht kufirin e “kalonin”

edhe Lenini e Stalini të cilët nuk vinin vetëm. Stalini, rëndom,

kur e “kalonte” kufirin, nga të gjallët e të vdekurit, me vete e

merrte Migjenin. Këta të dy kishin diç të përbashkët: kishin

qenë nxënës të manastireve ortodokse, të dy blasfemonin për

drejtësi klasore përkundër frikës drithëtuese ndaj Zotit. Nga dy

anët e kufirit shqiptarëve u rrinte mbi kokë rreziku politik si

shpata e Demokleut: ata që e bartën misrin politik në Shqipëri,

UDB-ja i akuzoi , pastaj, i burgosi si spiuj të Sigurimit shqiptar.

Nga këta njerëz u krijua terreni politik për ta inskenuar

“Procesin e Prizrenit”. Ata shqiptarë që ikën nga Shqipëria

socialiste u shtrydhën politikisht dhe u dëbuan në shtetet e

perëndimit. Shqiptarët e Shqipërisë sockomuniste që nxorrën

“Zërin e Popullit” dhe Stalinin në Kosovë, u burgosën dhe u

pushkatuan si bashkëpunëtorë të UDB-së jugosllave. Dënimi

përherë binte vetëm mbi shqiptarët. Në letërsinë shqipe, në

periudhën më të re, janë paraqitur disa kategori malësorësh,

por ne do t’i kategorizojmë në tri lloje: malësorin folklorik të

Fishtës, malësorin e Migjenit dhe malësorin e misrit

propagandistik. Ky i fundit ende s’ka hyrë në letërsi dhe ka

frikë se vonë do të hyjë. Dy të parët, që i ka pranuar letërsia

shqipe në mënyrë aq të mjerë, të gjymtë, dhe i treti, ende i

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!