29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

vjetër të letërsisë shqipe, sado qofshin patriotë, politikaj,

moralisht e psiqikisht të lartë, s’mund të hyjnë në katin e

parajsës ideologjike të letërsisë shqipe. Këtë të drejtë, sipas

skemës biblike, mund ta fitojnë vetëm banorët e Dhjatës së re

të letërsisë shqipe. Dy katet e para të ngrehinës ideologjike i

përkasin Arkitektit ndërsa kati i sipërm i takoi plotësisht

Krijuesit ideologjik.

Arkitekti ideologjik me transponimin e heroit tradicional

dhe Krijuesi i Partisë, me krijimin e heroit nga asgjëja, e

përdorin të njëjtin procedim skematik trekëndor: Shkrimtari -

Heroi - Lexuesi.

Në këtë trekëndësh, së pari transponohet heroi,

përmes të cilit ngërthehen në ndjeshmëri shkrimtari dhe

lexuesi. Shkrimtari bëhet peng ideopolitik nëpërmes

personazhit të tij të stërkequr, për hir të të cilit, shkrimtari si

Kont Ugolini, do të vetëmbyllet në kështjellën ideologjike. Kjo

lidhje e ngushtë gjaku, midis Atit (shkrimtarit) dhe Birit (heroit),

e përcakton lexuesin të bashkëjetojë në temperaturën e

brendshme të trekëndëshit ideoletrar. Lexuesi, jo vetëm në

letërsinë shqipe, e ka detyrimin moralopolitik ndaj shembullit

të autoritetshëm të heroit, aq sa ka Jezui ndaj Shpirtit të

Shenjtë. Nëse Arkitekti ideologjik, në rast të pandreqshëm,

nuk e arrin transponimin e plotë të heroit letrar, ngase

shkatërrimi ideologjik i protagonistit nuk i mundëson asnjë

ndërhyrje, atëherë pason akti i anatemës, dhe në fund, akti i

dëbimit përfundimtar prej gjeografisë dhe historisë shqiptare.

Arkitekti ideopolitik i suprimon të gjitha standardet

psiqike, të të gjithë banorëve të letërsisë shqipe, prej Djalit

shkapërdar e deri tek dogana ideore e Migjenit, për të krijuar

moshën e adoleshencës politike të heroit, të lexuesit dhe të

gjithë kombit. Gjendja e re politike, heroin e letërsisë, e gjithë

kombin, e locon në terrenin më idiomatik - jashtë mundësisë

së realizimit emocional. Menjëherë pas kësaj herrjeje

emocionale, Kritiku - Artkitekt i letërsisë i cakton përmasat

ideopolitike brenda zonës së trekëndëshit: Shkrimtari - Heroi -

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!