29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në letërsinë shqipe, këto pesëdhjetë vjetët e fundit,

janë paraqitur dy lloje gjuhësorepoetike, qoftë në poezi, e më

pak në prozë.

1.Gjuha e referencave të pafundme e poezisë

kosovare arrin deri tek shterrimi i asociacionit. Figura poetike

e gjuhës së referencës përdoret vetëm për t’iu rreshtur çdo

kompozicioni të rrezikshëm tipologjik. Këto tekste të

programuara, për t’u ikur sanksioneve politike, por për të

arritur edhe njëfarë iluzioni të modernizmit, s’i kanë respektuar

as më të voglat rregulla sintaktike. “Qëndrimi themelor nuk

bazohet në logjikën tradicionale, i cili supozon se çdo

propozicion e ka subjektin dhe predikatin”. Figura e gjuhës së

programuar nuk e respekton propozicionin e subjektit dhe të

predikatit as korrelacionet tjera logjikosintaktike. Në këtë

mënyrë poeti lirohet nga “rregulla sintaktikologjike”, në të cilën,

frymon jeta politike e efektit të njëfisht: fiktivisht arrihet jo

“rrezja e llampës së Psikos por arrihet rrezja e cila krahas

shpirtit të vetmuar, fshinë kohën dhe hapsirën” (Atibo). Nëse

kritiku letrar e analizon këtë lloj figure sipas parimit hegelian:

secili fakt qëndron në pjesën që ka një aftësi të sigurtë, do të

gjendej në pozitën më të palakmueshme se Psiko. (Sipas

mitologjisë, Psika, nga lektisja e madhe për t’ia parë fytyrën

dashnorit të saj, Kupidonit, e ndezi llampën, por pika e nxehtë

e vajit i ra Kupidonit në fytyrë, ai u zgjua dhe u zhduk). Para

këtij rreziku, bile të dyfishtë gjendej figura gjuhësore, në këtë

rast, e poezisë kosovare, që përpiqej jo rastësisht të kufizonte

me abstrakimin jashtëkohor të Godosë. Kjo figurë e Godosë

që nuk erdhi rstësisht në Prishtinë, do të mbetet e

pazbërthyer, mbase edhe krejtësisht e humbur. (Brenda kësaj

figure të Godosë, sot, secili, mëton ta zbulojë disidencën

politike).

2. Proza dhe poezia që krijoheshin brenda kufijve

politikë të Shqipërisë, fiktivisht lajmëronin njëfarë “figure

gjuhësore”, por kjo figurë duhej të ishte monosemike, sa më

monopolitike, gjithnjë brenda domenit të trekëndëshit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!