29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

67 Ideogjuha e letërsive të vjetra

17. Në kje se Krishti nuk u ngjall, feja jonë asht e kotë,

(Letra, Sh. Pali)

18. Në qoftë se Fjala nuk u ngjall, Demokracia jonë do të jetë

e kotë.

19. Në fund gjithçka u krye ... Po fjala!

Para se të këndojë gjeli, ti ke për të më mohue Tri herë. E

mbasi duel jashtë kjau me Lot për faqe.

(Sipas Mateut, 26, 36-75; 27, 1-54)

Historia e jonë qe e tillë, herë tinzare, pamëshirshëm e

stuhishme që, shpeshherë na detyroi të mohojmë: atdheun,

gjuhën, historinë; shpeshherë na detyroi të “kjajmë” me lot për

faqe. Ç‘ është pendesa? Kanë pyetur të gjithë: feja, historia,

psikologjia, letërsia, filozofia, e kushmos tjetër, por ende

s’është dhënë përgjegje.

Në këtë libër nuk mëtohet të sqarohet kjo pyetje, as në

rrafshin individual as në rrafshin kolektiv: pse deti cektohej

deri në gju, pse bjeshkët ulnin kurrizet

e tyre hepuse, pse honet rrafshoheshin, kur në atdheun e

shqiptarëve historia aq dëshpërueshëm e aq pamërshirshëm,

në të njëjtën kohë, i digjte të pestë stinët e Shqipërisë? Deti,

bjeshkët, honet, për fatum apo për kob, e ndihmonin ikjen

kolektive të shqiptarëve. Një PO! e madhe, e pamohueshme

vetëm për një çast, tregon se pati edhe aso burrash që e

sfiduan vdekjen duke i shuar zjarret përbindësha të historisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!