29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

293 Jezu dhe Franc Kafka në mes të udhës

Jezu dhe Franc Kafka në mes të udhës

Eksperimentet teorikoletrare të Evropës demokratike

me antitautologjinë tipologjike, e vejnë në sprovë studiuesin e

letërsisë shqipe në veçanti, dhe letërsinë e Lindjes në

përgjithësi. Këtu do të flitet për identitetin e protagonistit por

edhe për identitetin e njeriut në kuptimin e mirëfillt. Le ta

pranojmë të vërtetë mendimin e Erih Fromit se njeriu

evroperëndimor mjaft vonë, diku në mesjetën e vonë, e ka

“zbuluar” identitetin individual, pikërisht kur filloi paksa të

lirohet prej entiteteve plymësore të folklorit, moralit fanatik,

religjionit, apo prej të gjitha nyjëtimeve të forta të kohezionit

sockolektiv.

Do të dukej pak iritues konstatimi, fatkeqsisht i vërtetë,

se njeriu evrolindor, nën trysninë e nyjëtimeve të forta

sockolektive, si ortodoksizmi, morali fanatik, patriotizmi,

ideologjia, edhe sot e gjithë ditën, ka mbetur pa e zbuluar

identitetin e vet. Lexuesi e protagonisti evrolindor kanë pasur

fatin të destinohen nga shkrimtari i tyre në burgun e “artit”

shtetëror. Duke u nisur nga shkrimtarë të njohur rusë, si

Dostojevski, Tolstoi, Shqedrini, Lermontovi, Gogoli, e për të

sosur tek Pasternaku e Solezhenicini, do të vijmë tek

konstatimi se asnjeri sosh s’ka arritur ta identifikojë individin,

rusin, muzhikun, nëpunësin, çifligarin, në midisin e plymësisë

sllavoortodokse.

Evropa perëndimore s’ishte e vetëdijshme për

paidentitetin e njeriut të Lindjes dhe strukturimin e gjymtë të

kësaj letërsie. Shpeshherë Evropa perëndimore duke rënë në

senilitetin politik të gjyshes, ndanë disa çmime Nobel për

letërsitë lindore, duke përfshirë këtu edhe Andriqin e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!