29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

qoftë letrare, historike, sociologjike, e deri te kënga popullore,

çvendoset nga zona e ndikimit. Fillon tkurrja e ngjarjeve

historike, e personaliteteve. Banorët e folklorit, të letërsisë, të

historisë shqiptare, shpërngulen nga zona e moralit arkaik për

t’iu përshtatur ideologjisë. Andaj këta banorë të vjetër të

letërsisë shqipe kolektivisht hyjnë në zookopshtin ideologjik.

Në këtë dyndje të madhe historikoletrare i shohim

Skënderbenë, Ismail Qemalin, Avdyl Frashërin, Hasan

Prishtinën, Mit’hat Frashërin ... Buzukun, Budin, Bogdanin,

Naimin, De Radën, e deri te shkrimtarët e intepedencës, që si

xhuxhë historikoletrarë zbresin drejt dikasterëve të Partisë për

t’u rivendosur në skutat arkivore historikoletrare, pa qenë

aspak të sigurtë se cili do të jetë vendi i tyre i caktuar nga

Goliati ideor. Në këto zyra të komiteteve të Partisë doganohet

e gjithë veprimtaria historikoletrare, e cila,. duhet ta pranojë

mëkatin gjuhësor, konceptual, mëkatin antidialektik. Të gjitha

këto personalitete, me ndrojtjen e Djalit shkapërdar e

kapërcejnë kufirin e semantikës arkaike për t’u “riatdhesuar”

në Shqipërinë e ideologjisë. Shumë prej tyre nuk arritën ta

marrin këtë nënshtetësi ideologjike dhe mbetën duke rravguar

rrugëve të botës, si sibila të humbura e të mallkuara që lektisin

për një varr në Shqipëri.

Në të gjitha tekstet shkollore, nxënësit, profesorët,

studentët, janë dresuar të pikëllohen para klaustrofobisë se

një “legjende” të misrit, por edhe të revolucionizohen për fatin

e malësorit shqiptar. Tek “Legjenda e misrit”, malësori shqiptar

bie në Shkodër, sikur një grua, për ta doganuar burrërinë e

vet. Ky malësor këmben dinjitetin e vet vetëm për njëzet e

pesë kilogram misër! Malësori shqiptar po delte nga një

legjendë për të hyrë në një legjendë tjetër: ai del nga legjenda

antike e “Lahutës ...” e hyn në legjendën klaustrofobike të

kokrrës së misrit. “Legjenda e misrit” nuk kërkoi vetëm

transponim fizik prej legjendës së parë në legjendën e dytë,

por në oborrin e “Legjendës së misrit” promovohet

qyqarllëku gjenetik i malësorit shqiptar. Populli shqiptar sipas

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!