29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

197 Evrodemokracia s’e kuptoi gjuhën e disidencës

gjuhësore, midis dy dallimeve, mund të vendoset protagonisti i

identitetit, i logjikës jetësore apo figura reale historike. Krijuesit

e letërsisë shqipe që nga fillimi s’kanë pasur mundësi ta

shfrytëzojnë hapsirën e ndaluar midis trekëndëshit pozitiv dhe

atij negativ. Kjo lloj letërsie e angazhuar edhe në shpjegimet

psikanalitike, më tepër korrespondon me dekompozicionin

ëndërrës se me ndonjë përmbajtje të qëndrueshme. Për të

mos qëndruar në zonën e parë, midis trekëndëshit pozitiv dhe

trekëndëshit negativ, censura sockomuniste e nxjerr jasht

funksionit gjuhën e neutralizimit ideologjik sipas këtyre

raporteve:

1. Raporti i pjesës ndaj tërësisë

2. Raporti i aluzionit

3. Raporti i konkretizimit fotografik

Pikërisht mundësia manipuluese e efekteve gjuhësore

bëhet aleatja më besnike artistike për pushtetin monist. Në

terrenin e gjuhës politike, gjithnjë kanë banuar një kategori e

specializuar njerëzish, të cilët me pak mund

intelektualoinkvizitor mund të zbulonin dhe të denonin për

konspiracion ideoartistik. Andaj letërsia, por jo vetëm letërsia,

si metresa më intime e pushtetit politik, që në fillim, ka zbatuar

dhunën e pushtetit ndaj gjuhës poetike dhe është ngutur ta

forcojë politikisht bazamentin e trekëndëshit letrar, përmes të

cilit, pushtetit politik i ka krijuar komoditetin e sundimit mbi

tipologjinë politike: shkrimtari - protagonisti - lexuesi.

Korespondimi tipologjik i këtij trekëndëshi, gjuhësisht duhet t’i

reshtet referencës së esteticizmit, që kritika socrealiste e

konsideron si konspiracion ose si komplot politik.

Kritiku i letërsisë socrealiste duhet ta kapërcejë

esteticizmin e komentimit duke e shpërbërë gjuhën figurative

për ta vendosur në referencën e qartë politike të trekëndëshit

ideoletrar. Kriza e komentimit ideogjuhësor si duket përfundon

me dëbimin e protagonistit nga terreni neutral, nga terreni i

komplotit politik.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!