29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

231 Identiteti i historisë dhe i historianit

duke e rikrijuar bërthamën politikogjuhësore në brendinë e

sintagmës së re ideore e deri tek teksti. Kjo “vetëdije

ideogjuhësore” sot, po edhe në të ardhmen, do të jetë

pengesë për ta shprehur logjiken e të folurit individual. Njeriu i

socializmit, sot, përkundër dëshirës së sinqertë për t’i takuar

demokracië, bën gabime gjuhësore: koncepti, sintagma,

pozicioni i fjalës, pa fajin e tij, vehen në raporte kundërshtie.

Përdoren emertime të stërkonsumuara politikisht, të cilët

s’janë të aftë të shprehin më nocionin etimologjik. Andaj, s’do

të jetë as i çuditshëm as i pavërtetë konstatimi, se sot, gjuha

shqipe nuk flitet ekonomiksht. Njeriu shqiptar është i detyruar

të flasë një gjuhë e cila në çdo fjalë e ka të tulitur gabimin

logjik.

“Përgjegja e saktë do të jetë: hapsira njutonike, koha

dhe materja nuk janë intuitive. Ato përfaqsojnë idetë e

formuara sipas impresionit, të cilat dalin nga kultura e gjuhës.

Nga kjo, Njutoni (Neëton) ka marrë idenë. Nga kjo “merr e jep"

midis gjuhës dhe kulturës përfitojmë për shembull:

1. Procese ditore, kontabilitete, logaritme,

matematikë kontabiliteti.

2. Interesi për radhitje të caktuara precize,

llogaritje datash, kalendarë, orë, kronologji,

grafikone kohore, kohën si e përdor fizika.

3. Anale, histori, qëndrime historike, interesimi

për të kalurën, arkeologji, qëndrimet e kohës

së kaluar, për shembull klasiçizmi, romantizmi

etj." 1)

Nga të gjithë këta faktorë realë, të materializuar deri në

përdorimet konkrete kohore, hapsinore, ideore, socrealizmi ka

dalë jashtë ekonomisë gjuhësore duke e krijuar tautologjinë e

zanafillës ideologjike: “unë jam unë“. Kjo tautologji për herë

të parë u dëgjua nga Mojsiu në malin Sinaj, si tautologji

1 *Benxhamin Li Vorf “Gjuha mendimi realiteti”, fq. 125.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!