29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

263 Gjuha si bazë ku krijohet mendimi

Rastin e parë do ta quajmë histori e rastin e dytë do ta

quajmë letërsi. Se cili rast e terrorizon më shumë lexuesin nuk

mund ta përcaktojmë. Disonanca e pikëtimit midis historisë

dhe letërsisë qëndron tek tipologjia, përfytyrimi (imazhi),

arketipizimi i frymëzimit, si favore më tepër të letërsisë.

Ndërsa në histori edhe figurat më pikante, më të verifikuara në

aspektin ekzistencial, gjithnjë mbeten të mbështjellura me

lëvozhgën e veprimit kolektiv.

Në të dy rastet vlerën kryesore të informacionit e bart

gjuha e përdorur nga historiani ose nga shkrimtari; në rastin e

parë si “nivel i shkencës” e në rastin e dytë si “nivel të

ndërgjegjes”. Që të dy rastet, më tepër janë supozime; janë

kryesisht bindje individuale, vëçanërisht të mentalitetit

evroperëndimor, ndonëse shembulli është marrë nga

antihistoria ortodokse.

Rasti më i qartë i një gjuhe “unike biologjike” është

dhënë nga dëshmia e Solzhenicinit , ku tri kategoritë

tipologjike të trekëndëshit policor e përdorin metagjuhën e

ekzistencës: pushtetmbajtësit përdorin gjuhën e akuzës së

përhershme politike, “qytetarët lojalë” përdorin gjuhën e

mbrojtjes së pozicionit dhe të burgosurit gjuhën për këmbimin

e pozitës brenda burgut. Te fundi, të gjithë e përdorin të

njëjtën gjuhë politike, ku secili akuzon secilin për ta mbrojtur

ose për ta përmirësuar pozitën e vet politike. Pikërisht këtu

konceptohet synimi i sockomunizmit për ta krijuar megagjuhen

e akuzës së ndërsjellë kolektive. Por këtë procedim

psikogjuhësor sockomunizmi nuk e ka shpikur krejtsisht

vetëm. Ai i ka përsosur metagjuhën e promovuar në të gjithë

letersitë evropiane. Shkrimtarët si Homeri, Virgjili, më shumë

Dante e Miltoni, ndërtuan arkitekturën e Ferrit sipas përvojës

së ndërtimit të kalave, e bodrumeve të kësaj arktekture.

Shkrimtarët evropianë pak si vullnetarisht i merrnin detyrat e

prokurorit, të gjykatësit, edhe të gardianit. Në këtë arkitekturë

të Ferrit, shkrimtarët i kanë vendosur armiqtë e shtetit sipas

kritereve politike. Këtë prirje historike të shkrimtarëve

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!