29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

331 Përmbajtja

tyre politike; b) ata që dëshirojnë t’i shqiten demokracisë por u

mungon tërësia e fjalës, ideja; pikërisht u mungon entropia

logjike e psiqike e të lëvizurit politik. Tek kjo kategori njerëzish

vepron inercioni i propagandës ideopolitike; c)ata që më agun

e demokracisë e “mohuan Fjalën” shqipe duke ikur nga

atdheu. Ata ikën nga Shqipëria por me vete morën

kontaminimin sockomunist të fjalës. Kjo kategori njerëzish

asesi s’arriti ta zë entropinë e konceptit evroperëndimor, edhe

pse i vërshei rrugët e Evropës si azilant, refugjat, disident... .

Ne shqiptarët, më shumë se anjëherë në histori, do të

zhuritemi për ta “zbuluar” identitetin e fjalës në gjuhësi, të

konceptit në logjikë, të tipit në letërsi, të figurës historike në

histori, për të cilat kërkohet kohë, vullnet, e më së tepërmi

stinë demokratike.

Historikisht e, vëçanërisht në këto pesëdhjetë vjet të

shpërlarjes ideologjike të trurit, jemi gjetur jashtë të gjitha

entiteteve: morale, familjare, kombëtare e fetare. Në këtë

gjendje, kaq të retarduar, bëhen përpëlitje demagogjike për

konvertime pozicionale me antinome politike e kombëtare si:

disident, azilant, refugjat, të përndjekur politikë... . Ata që

s’kanë arritur t’i kapin këto atribute për së gjalli “udhëtojnë”

nëpër katër cepet e atdheut në disa arkivole të zvgoluar në

përmasa tragjikomike. Të rivarrosurit bëhen skelete më me

fat, se s’kanë nevojë për konvertim verbal - deklarativ. Atyre

më s’u shërben, për asgja, fjala. Të gjallët e kanë pisk punën

me atë konvertimin politik. Këtyre të gjallëve duhet t’u

shërbejnë: antinomi, antifjala, antimendimi, antiheroi... .

Prandaj Shën Pali me të drejtë pohon: “Në kje se Krishti s’asht

ngjallë, feja e jonë asht e kotë”(I Corint. XV, 17). Ne, me

guximin e Shën Palit do të deklarojmë: Në qoftë se FJALA

s’do të ngjallet DEMOKRACIA

në Shqipëri do të jetë e kotë.

P. “Në mos je edhe ti nji i dishepujve të tij?”

K. “Ai e mohoi dhe tha:

P. “Nuk jam”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!