29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

185 Barazimi i metafizikës gjuhësore dhe metafizikës

së personazhit

bashkë me Konstantinin e vdekur. Pse jo? Energjia psiqike, e

cila fuqizohet në këtë rrugëtim, duke rritur marramenthi

hormonin mashkullor tek Doruntina shërben në të vërtetë, për

ringjalljen e ndërdijes së animusit demoniak. “Koha jonë ka

treguar se çdo të thotë të hapet dera e kësaj nëntoke” 1 )

Doruntina, në fazën e animizimit e ka poseduar këtë

energji nëntokësore psiqike, duke u shndërruar në

ekuivalencë të zhuritjes së telepatisë për shtëpinë e lindjes.

Faktorët e kësaj energjie psiqike të Doruntinës siç janë:

shajnia, telepatia, të pranuar shkencërisht si faktorë të

nëntokës psiqike, mund ta lëvizin gjithë “muzeun organik” të

individit. Rrugëtimin e Doruntinës me Kostantinin, psikologjia e

shpjegon si “animus” të femrës brenda mashkullit. Këtë alibi

të udhëtimit, me dy gjinitë brenda individit, Doruntinës ia

siguron faza e parë e “animusit” brenda mashkullit. Tri fazat

të tjera: ajo religjioze, patriotike e ideologjike grinden rreth këtij

udhëtimi të Doruntinës. Të trijat, për shkaqe politike sipas

Ismail Kadaresë, e mohojnë njëra tjetrën. Duke ngritur

procedurë gjyqësore, kush e solli Doruntinën, Kadareja e

demonizon kishën, duke e vënë në lajthim politik edhe

lexuesin. Asnjërës nga këto proçedura s’i intereson pikëllimi

zhuritës i Doruntinës por vetëm procedura e udhëtimit.

Morali patriotik dhe morali ideokomunist, sipas

transliterimit të baladës, fiktivisht, bëjnë aleancë kundër

prohibitorumit kishtar të ringjalljes duke e çvendosur

Doruntinën nga domeni i përhënjës ambigjene, për ta vënë në

domenin e programit politik. Ajo që e vë në lëvizje Kostantinin,

sipas kësaj aleance politike e patriotike, qënka forca sovrane

e besës, si specie biologjike e shqiptarit, e barabartë me

emfazën pagane. Kjo farë bese politikopatriotike ka forcë më

të madhe se lektisja përvëluese e nënës dhe të bijës! Do të

ishte shumë më njerëzore po edhe shkencore që nga tre

1 Jung, Carl Gustav “Njeriu dhe simbolet e tij”, fq.95.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!