29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

273 Gjuha si bazë ku krijohet mendimi

Sistemi i shpërlarjes së trurit, të gjuhës, të të folurit, ka

krijuar hibridin ideopolitik deri në pashpresë të shpëtimit:

1. “Asgjë që vërtet prek dhe tronditë zemrën njerëzore

s’gjendet në këto libra. Sikur të mos kishte ardhur lufta, këtyre

shkrimtarëve s’do t’u kishte mbetur tjetër vetëm të bëheshin

lavdërues profesionistë (të ideokomunizmit). Lufta ua kishte

hapur rrugën drejt ndjenjave të njëtrajtëshme njerëzore. Këtu

kishin stisur dhe i kishin ngritur deri në lartësi hamletiane të

gjitha konfliktet fantastike e të pamundëshme - si shembëll,

rasti i atij komsomolistit, i cili i kishte ngritur në ajër dhjetra

trena të armikut plot municion, po meqë nuk ishte anëtar i

asnjë organizate partie, natë e ditë e brente dyshimi se a

mund të bëhej anëtar i mirë i Komsomolit nëse ende s’e

paguan anëtarësinë.

2. Në dollapin e natës është edhe një libër - TREGIME

AMERIKANE nga shkrimtarë përparimtarë. Horobrovi nuk

mund t’u besonte këtyre tregimeve duke i krahasuar me jetën

reale, ndonëse seleksionimi ishte jasht çdo logjike. Në secilin

tregim detyrimisht tregohej ndonjë tmerr në Amerikë.

Seleksionimi aq i kujdeshëm krijonte aso tablloje të errët, saqë

njeriu vetëm çuditej që amerikanët nuk iknin nga vendi i tyre

ose pse nuk e varrin veten. S’KISHE ÇKA TE LEXOJE. 1)

Të dy këto tekste thonë: TI QË JE KËTU NË

SOCKOMUNIZËM BJERRE MENDIMIN. KJO ËSHTË

LUMTURIA DHE SHPËTIMI I NJERËZIMIT. HYN NË

KOMSOMOL SE BOTA TJETËR PO VDES!

MË NUK ISHTE FJALA!

1 *Aleksandër Solzhenicin “Në rrethin e parë”, fq. 167

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!