29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Arti shtetëror i letërsive të verbëra

306

Kësaj sëmundjeje gjuhësore i përket edhe komutacioni

politik në të gjitha tekstet letrare, historike, kulturore etj.

Metoda e komutacionit sockomunist është këmbimi

i njësisë gjuhësore me tjetrën njësi gjuhësore, pa e këmbyer

kuptimin politik. Komutacioni ideor paraqitet në dy variante të

përafërta: 1.Zëvendësimi, këmbimi i njësive gjuhësore, sipas

përvojës politike - substitucioni. 2.Metoda e përjashtimit të

njësive gjuhësore, pa e krijuar përshtypjen tek folësi i gjuhës

shqipe se është këmbyer edhe konotacioni gjuhësor.

Derisa përmutacioni politik e dobëson konceptin sipas

renditjes ose sipas pozicionit brenda kompozicionit sintaktik,

komutacioni e shterron konceptin sipas rregullës

matematikore të këmbimit numerik: A+B=B+A; ab=ba që do të

thotë: A+B - njësia gjuhësore tradicionale detyrimisht është e

barabartë me B+A - njësinë ideologjike. Ndryshimi funksional

midis përmutacionit dhe komutacionit qëndron në rrafshin

faktik: përmutacioni socrealist e dobëson konceptin sipas

përparësisë pozicionale në fjali, ndërsa komutacioni e shterron

konceptin duke e rimbushur me konotacion tjetër politik.

Stilistët dhe linguistët e botës demokratike, gjuhën e

letërsisë e kategorizojnë sipas kësaj renditjeje: 1.Përdorimi i të

gjitha fakteve gjuhësore në veprën letrare. 2.Gjuha e veprës

duhet të jetë e liruar nga çdo mbyllje stilistike. 3.Gjuha e

veprës letrare mund t’i përfaqësojë të gjitha stilet letrare.4.Stili

i caktuar duhet ta ngërthejë realitetin në veprën e

caktuar.5.Gjuha e një vepreje letrare nuk mund të jetë unikat i

të gjitha stileve letrare, nga fakti sesecili shkrimtar duhet të

jetë stil në vete.

Nocioni STIL është mjaft i përgjithësuar; i definuar në

mënyra të ndryshme që nga shekulli i kaluar. Në këtë rast

shqyrtimi, do t’i veçojmë dy stile: 1.Stili i kodifikuar gjuhësisht

sipas përmutacionit politik dhe komutacionit politik që Karl

Poperi do t’i quante stile të shoqërive të mbyllura. 2.Stili i

dekodifikuar në aspektin e çdo ideologjie që pjesërisht

përdoret në shoqëritë e hapura.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!