29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Për konkretizim po e paraqesim “Gjeneralin” e Ismail

Kadaresë pak më matematikisht:

“Gjenerali”=a+a1+a2+a3+a4+...=ax.

Të supozojmë se numerikisht ax=100 elemente

përmbajtësore të konceptit “Gjeneral”. Atëherë lexuesi

shqiptar nga njëqind elementet përmbajtësore të konceptit

“Gjeneral” do ta lexojë vetëm kodifikimin negativ politik.

Mënyra e të lexuarit të shqiptarëve del më e stërkequra në

Evropë. Nëntëdhjetë e nëntë herë lexuesi shqiptar duhet të

lajthitet për ta lexuar vetëm kodifikimin absolut politik që i ka

caktuar Partia integritetit të fjalës. Nëpërmes kësaj letërsie

socrealiste Partia aplikoi inzhinieringun e degjenerimit gjenetik

të lexuesit e të njeriut shqiptar. “Disa shembuj të metodës të

Hegelit shërbejnë si shpjegime. Argumentin e logjikës së vet e

fillon me shpjegimin se ekziston “absolutja e Qenjes së

pastër". Ne paramendojmë se ajo thjeshtë ekziston, ndonëse

nuk i përshkruhet asfarë cilësie. Por qenja e pastër, pa farë

cilësie s’është asgjë, dhe nga këtu kemi arritur deri tek

antiteza: “Absolutja është Asgjë” 1)

Sipas kësaj tautologjie mbi absoluten, letërsia

socrealiste është frymëzuar ta ndërtojë, jo vetëm Qenjen

absolute, por kryesisht qenjen e gjenetikës së degraduar

politike, sipas procedimit të negatives absolute ose të

pozitives absolute. Identiteti i qenjes anatemohej plotësisht.

Kodifikimi i fjalëkoncepteve në letërsinë socrealiste e ka

detyruar lexuesin shqiptar “ta lexojë” vetëm interpretimin e

qenjes absolute politike. I njëjti artikull gjuhësor shitet në dy

tregje - me vlera të ndryshme: tjetër vlerë gjuhësore në

Evropë e tjetër në Shqipëri. Në këtë rast, lexuesi shqiptar, si

çdo mallë tjetër, është i detyruar ta konsumojë mallin e

kontaminuar konceptual, pikërisht të gjuhës së vet amtare.

Konceptet: gjeneral, ushtri, prift, ushtar, e më në fund vdekje,

1 Rusell, Bertrand Rusell “History of western philosophy (krahasuar

me botimin 1962 në serbokroatisht fq. 703).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!