29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

95 Çvendosja e parë ideoarkitektonike e personazhit

Çvendosja e parë ideoarkitektonike e

personazhit

Historia e letërisë shqipe, qoftë socrealiste apo

socpatriotike, kryesisht në ristrukturimet prozatore, i ka vënë

vetes qëllimin e ripozicionit të çdo protagonisti të Dhjatës së

vjetër. Lexuesi shqiptar sot është privuar nga pozicioni i leximit

dhe meditimit individual të letërsisë së vjetër. Rruga e leximit

shqip, zakonisht, do të fillojë prej pozicionit të dytë, aty ku

animohet porosia morale e patriotike e do të përfundojë tek

ideologjia. Konstrukti psikofizik i shkrimtarit, i protagonistit dhe

i lexuesit të letërsisë shqipe, mbulohet me shtresimin

pragmatik, për të nxjerrë mbi këto gërmadha porosinë e

madhe didaktike.

Mosha e teksteve të vjetra katekizmore shqipe me

burime nga Bibla, duhet ta pranojmë, se nuk ndryshon nga

tekstet evropiane të kësaj moshe. Pozicioni i idesë, i

personazhit katekizmor, i kodit, i mesazhit, mbetet uniform me

një ndryshim të vetëm: me atë ndryshimin gjuhësor. Gjuha

shqipe, në këto tekste, s’do ta arrijë funksionin rikrijues as

formal as përmbajtësor. Andaj arkitektët e letërsisë shqipe, të

pamundshëm ta bëjnë ndonjë çformësim profetësh nga Dhjata

e vjetër, orvaten që nëpërmes elementit gjuhësor të nxjerrin

ideopatriotizmin e shkrimtarëve të vjetër të letërsisë shqipe.

Kongregacionet zyrtare orvaten t’i caktojnë gjuhës shqipe

funksion autoqefal. Sipas këtij praktikumi gjuhësor: Maria,

Jezu, Gjoni e personazhe të tjera ungjillore duke filluar të

flasin shqip në tekstet e vjetra katekizmore, fitojnë të drejtën

figurative të interpretimit, si personazhe pak të çvendosura

nga “shtëpia e mendimit biblik”. Meqë këto tekste ekzistojnë, e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!