29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

83 Zanafilla hipotetike e cenzurës

përshtateshin natyrës së re të të lexuarit. Gjon Buzuku

mendonte se ende kishte kohë për kthim, përkundër

premtimeve shumë të vyshkura të Marin Barlecit e të Marin

Beçikemit e shumë të tjerëve, që kishin premtuar rikthimin në

atdhe. Ata më s’mund të ktheheshin as të shndërroheshin në

hije konstantinësh. Për të kishte ardhë koha e prehjes fetare

në trollin italian, tashmë ishin qindra kilometra më afër

shtëpisë së Jezusë. Gjon Buzuku i vuajtjes së dyfishtë: asaj

fizike dhe shpirtërore, ishte në rrezik të privohej nga Fryma e

Shenjtë. Do të binte në herezi të plotë po s’u orvat, si bariu i

popullit që ishte, ta shpëtojë grigjen prej gllabërimit të

zvarranikut aziatik.

Përpjekja e tij dëshpëruese ishte: t’ia kumtojë grigjës

së shqiptarëve të ndërkyrë shpirtërisht, se qielli dhe Ati i ynë

më shumë gëzohet për pendimin e mëkatarit se sa për

njëqind të tjerë që s’kanë mëkatnuar kurrë. T’ua kumtojë

shqiptarëve mesazhin e Jezusë, se Ati përherë e fal gabimin e

fëmijës. Brenda në kumt feks aq dukshëm nostalgjia e

Buzukut për shtëpinë e kujtimeve të fëmijërisë. Por kthimi nga

ekzili i dheut, i gjakut, i fesë, i familjes nuk ndodhi kurrë më.

Njeriu i letërsisë, Gjon Buzuku, heroi apo lexuesi, qe

në fillim është përcaktuar ta ruajë formën e shëmbullit të

zgjedhur. Rruga e zgjedhjes së shëmbullit eksperimental u

tregua shumë e vështirë që nga hapat e parë të formësimit.

Fat i tillë iu atribua edhe atij Djaloshit të flashkët shkapërdar,

që bëri një aventurë simbolike vetëm sa për ta kënaqur

providencën biblike.

Ndonjë studiues i rrallë ka mendime hipotetike se edhe

para “Djalit shkapërdar”, letërsia shqipe do të ketë pasur

ndonjë personazh sado episodik por ky personazh u detyrua

të asgjësohet bashkë me prirjet e tij pagane. Mbase ky

studiues mund të ketë të drejtë. Censura monoteiste e ka

asgjësuar këtë “personazh” pikërisht në zonën e ndikimit,

ndonëse në legjenda dhe balada, edhe sot, heroi pagan e

vazhdon jetën si një bimë e egër. Deshëm ne ose jo, do të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!