29.09.2013 Views

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

shkarko - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

9 Skicim për zanafillen e fjalisë

biodemokratike amerikane

Prokuratori i madh i Ferrit, Dante Aligeri, sillet në mënyrë

tepër abuzive ndaj Virgjilit, ashtu siç ishte sjellë ky i fundit ndaj

Homerit. Çdo lexues shtetëror evropian e di se ç’do të kishte

ndodhë me “Komedinë Hyjnore” të Dante Aligerit, ç’do të

kishte ndodhë me vet Dante Aligerin po ta lejonte Virgjilin “bile

për një çast të vetëm, të hyjë në Parajsë, pikërisht në atë

Parajsë, ku pa asnjëfarë pengese hyn dashnorja e Dantes,

Beatriçja, atje ku mund të hyjë çdo keqbërës i paisur me një

Indulgjencë (fletëfalje) të lëshuar nga kisha shtetërore.

Lexusei shtetas i fjalisë autoritare evropiane e di

saktësisht se po të hynte Virgjili, bile për një çast të vetëm, në

Parajsë “Komedia Hyjnore” s’do të ishte botuar, do të ishte

ndaluar, do të ishte asgjasuar që në zanafillë. Prokuratori i

Madh i letërsisë shtetërore, Dante Aligeri, duke e promovuar

ideopolitikisht Virgjilin në Ferrin e përhershëm, lexuesin –

shtetas të fjalisë evropiane e promovon përfundimisht në

pozicionin e dëgjueshmërisë politike.

Në kalkulimet e shkrimtarëve shtetërorë, të filozofëve

shtetërorë, të moralistëve shtetërorë … që nga Adami i Bibles

e Prometheu ndodhin rrebelime të kurdisura, grushtshtete të

tipit të Adamit, të Prometheut, të Brutit – Kas, të Makbetit …

qe në fillim të destinuara të dështojnë, që çpifen vetëm për t’u

arritur animimi i katarzës politike tek lexuesi – shtetas.

Ngritja dorë kundër pushtetit shtetëror siç bëjnë:

Adami, Promotheu, Bruti – Kas i Romës, Makbeti i Skocisë,

Dantoni i Francës, Pugaçovi i Rusisë, në fjalinë autoritare

shpjegohet si lexim ogur, si tundim i djallilt. Grekët e mënçur,

të quajtur poetë, krejtë teatralisht, sikur e kishin rrebeluar,

Prometheun prap ia kthejnë Zeusit. Grekët e mençur e dinin

se zëri kërcënues i Platonit – Sokrat vjen nga ushtria e policia.

Platoni – Sokrat duke e uzurpuar fjalinë politke për “Shtetin”

ua mëson evropianëve të mënçur zejen e pushtetit shtetëror:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!